Një histori e pabesueshme ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi. Sipas mediave greke, një 25-vjeçar shqiptar i cili po drejtonte një automjet tip Smart, hyri me makinë brenda një lokali për të përplasur një 23-vjeçar shqiptar, i cili po qëndronte i ulur pranë së bashku me miqtë e tij.

Ishte ora 23:00 e mbrëmjes të së martës kur ndodhi incidenti në zonën e Xania. Për fat të mirë, asnjë person nuk pësoi dëmtime të rënda, përveç disa lëndimeve të vogla.

Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje sapo u lajmërua, ndërsa 25-vjeçari shqiptar nuk bëri rezistencë. Dy shqiptarët kishin patur më herët konflikt me njëri-tjetrin. Madje sherri kishte ndodhur në të njëjtin lokal.

25-vjeçari kishte tentuar ta godiste me thikë, por për shkak edhe të personave të tjerë që ndodheshin aty, konflikti ishte shuar. Por 25-vjeçari ishte larguar dhe u kthye sërish me makinën e tij, duke tentuar të përplaste 23-vjeçarin shqiptar.

An incredible story happened on the island of Crete in Greece. According to Greek media, a 25-year-old Albanian man who was driving a Smart vehicle, drove inside a bar to hit a 23-year-old Albanian man, who was sitting next to him with his friends.

It was 23:00 on Tuesday evening when the incident took place in the Xania area. Fortunately, no one was seriously injured, except for a few minor injuries.

Police immediately arrived at the scene as soon as they were called, while the 25-year-old Albanian did not resist. The two Albanians had previously had a conflict with each other. The quarrel had even taken place in the same bar.

The 25-year-old had tried to stab him, but due to other people who were there, the conflict was extinguished. But the 25-year-old had left and returned again with his car, trying to hit the 23-year-old Albanian.