Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një spital në Kabul, ku të paktën 11 persona kanë mbetur të vdekur. Masakra e spitalit, u krye nga tre persona të armatosur të cilët deri tani nuk është mësuar se cilit grup i përkasin.

Këta persona, kanë filluar të gjuajnë me armë sapo kanë hyrë në spital. Mes viktimave ka 2 foshnja të porsalindura, disa mama që sapo kishin sjellë në jetë fëmijët e tyre dhe infermierë.

Ndërkaq, 15 persona të tjerë raportohet të jenë të plagosur. Të paktën 80 persona duke përshirë pacientët dhe stafin, janë evakuuar nga policia për të boshatisur katin e parë të spitalit.

Rasti është denoncuar nga një kalimtar, i cili kishte dëgjuar të shtënat teksa kalonte pranë spitalit. Policia e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ka bërë të pamundurën për të larguar sa më shumë persona nga spitali. Në përfundim, 3 kriminelët u vranë nga forcat e rendit,pas një shkëmbimi zjarri.

A serious incident has occurred at a hospital in Kabul, where at least 11 people have been killed. The massacre of the hospital was carried out by three armed people who have not yet been identified to which group they belong.

These people started firing as soon as they entered the hospital. Among the victims are two newborns, some mothers who had just given birth to their children and nurses.

Meanwhile, 15 other people are reported to be injured. At least 80 people, including patients and staff, have been evacuated by police to evacuate the first floor of the hospital.

The case was reported by a passerby, who heard gunshots as he passed by the hospital. Police, who immediately arrived at the scene, did their best to remove as many people as possible from the hospital. In the end, the 3 criminals were killed by law enforcement, after an exchange of fire.