ReportTv siguron ekskluzivisht fotot e katër ‘skifterëve’ që për 2 muaj kanë terrorizuar banorët në qarkun e Elbasanit, Librazhdit, Cerrikut, Belshit e Peqinit. Ata janë grupi i vjedhjeve të orës 1 të natës deri në 4 të mëngjesit, teksa regjistrojnë mbi 40 vjedhje në këto zona.

Nga Arsen Rusta

Kanë kryer deri më tani mbi 40 vjedhje me dhunë në biznese, markete, servise, ofiçina, banesa e shtëpi në qarkun e Elbasanit, grupi hetimor identifikon 4 ‘skifterët’ që terrorizuan zonën.

Përmes kamerave të sigurisë hetuesit kanë mundur të identifikojnë 4 të rinj të moshave 20-28 vjeç të cilët të maskuar me një automjet Mercedez Benz 250 me portobagazh herë pa targa dhe herë me targa false kanë kryer këto vjedhje.

Nga dëshmitë e personave të cilët janë kërcënuar me armë gjatë vjedhjeve rezulton se këtyre shtetasve u vihet re në të folur, theksi verior, ndërsa ReportTv siguron fotot ekskluzive nga vjedhja e një marketi të bërë së fundmi nga kjo bandë në qytetin e Librazhdit.

Këta shtetas sipas hetuesve kanë kryer bastisjet në Librazhd, Peqin, Cërrik, Belsh, Shalës, ndërsa foto i përket një prej vjedhjeve me thyerje të kryer mëngjesin e 24 majit 2020, kur ora shënon 1:29 minuta. Pasi kanë vjedhur marketin ata janë larguar dhe në dalje të Elbasanit kanë vendosur më pas në makinë targat false, por pa hequr asnjë moment kapuçat nga koka.

Sipas mekanizmit një person nuk del asnjëherë nga makina dhe qëndron në sediljen e shoferit, ndërsa sendet me vlerë pasi vidhen futen në makinë. Makina me katër të rinjtë sipas hetuesve qarkullon në zonën që do të kryejnë vjedhjet një ose dy ditë më parë, monitorojnë lëvizjet e rrugës ku do të kryejnë vjedhjen dhe godasin zakonisht ndërmjet orës 1:15 minuta deri në 4 të mëngjesit.

 

ReportTv exclusively provides photos of the four ‘hawks’ who have terrorized residents in the districts of Elbasan, Librazhd, Cerrik, Belsh and Peqin for 2 months. They are the group of thefts of 1 o’clock at night until 4 in the morning, as they record over 40 thefts in these areas.

By Arsen Rusta

They have committed more than 40 violent thefts in businesses, markets, services, offices, apartments and houses in the district of Elbasan, the investigative group identifies 4 ‘hawks’ who terrorized the area.

Through security cameras, investigators have been able to identify 4 young people aged 20-28 who, disguised as a Mercedes Benz 250 car with a luggage compartment, sometimes without license plates and sometimes with false license plates, committed these thefts.

From the testimonies of people who were threatened with weapons during the thefts, it results that these citizens are noticed in the speech, the northern emphasis, while ReportTv provides exclusive photos from the theft of a market recently made by this gang in the city of Librazhd.

According to investigators, these citizens carried out raids in Librazhd, Peqin, Cërrik, Belsh, Shala, while the photo belongs to one of the burglaries committed on the morning of May 24, 2020, when the time is 1:29 minutes. After stealing the market, they left and at the exit of Elbasan they then put the fake license plates in the car, but without removing the hoods from their heads for a moment.

According to the mechanism, a person never gets out of the car and stays in the driver’s seat, while the valuables are stolen and put in the car. The car with the four young men, according to investigators, circulates in the area where the thefts will take place a day or two ago, monitors the movements of the road where they will commit the thefts and usually hits between 1:15 a.m. and 4 p.m.