Qeveria shqiptare ka miratuar rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë. Ajo u vendos në Këshillin Kombëtar të Punës në mbledhjen e sotme (16 tetor) nën drejtimin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj.

Ministrja Denaj gjatë fjalës së saj në KKP vlerësoi, se Qeveria ka bërë përpjekje të vazhdueshme për të zhvilluar dhe promovuar më tej kulturën e dialogut social.

“Përfshirja e Qeverisë në Këshillin Kombëtar të Punës me 7 Ministri është një shembull i mirë i bashkëpunimit ndërinstitucional, sipas edhe rekomandimeve të Organizatës Botërore të Punës, shenjë e angazhimit në kuadër të përgjegjësisë sociale, u shpreh Ministrja, duke theksuar, se legjislacioni i punës përcakton kornizat ligjore dhe institucionale për dialogun social tre palesh, bisedimet kolektive dhe zgjidhjen miqësore të mosmarrëveshjeve të punës.

Paga bazë minimale në shkallë vendi, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik a fizik, vendas ose i huaj, propozohet të jetë 30.000 lekë në muaj nga 26.000 lekë në muaj që është caktuar me VKM nr.809 date 26.12.2018, duke u rritur me 15.4 %, tha Ministrja , duke shtuar, se me këtë synojmë ruajtjen e nivelit të jetesës për të punësuarit si në sektorin privat dhe atë buxhetor”, tha Denaj.

Ministrja Denaj gjatë kësaj mbledhjeje i kushtoi vëmendje zbatimit të legjislacionit të punës, veçanërisht për kohën e punës dhe pushimit.

Diskutimet më pas u përqendruan në informimin nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë mbi masat e marra nga Qeveria për mbështetje financiare për punëdhënësit dhe punëmarrësit gjatë periudhës së shkaktuar nga pandemia Covid – 19, informimin nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale mbi masat e marra për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe informim nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë për masat e marra për të siguruar distancimin fizik mes nxënësve për vitin e rishkollor.
The Albanian government has approved the increase of the minimum wage to 30 thousand ALL. It was decided in the National Labor Council in today’s meeting (October 16) under the chairmanship of the Minister of Finance and Economy Anila Denaj.

Minister Denaj during her speech at the NPC assessed that the Government has made continuous efforts to further develop and promote the culture of social dialogue.

“The involvement of the Government in the National Labor Council with 7 Ministers is a good example of inter-institutional cooperation, according to the recommendations of the World Labor Organization, a sign of commitment within social responsibility,” said the Minister, emphasizing that labor legislation sets out the legal and institutional frameworks for tripartite social dialogue, collective bargaining and the amicable settlement of labor disputes.

The minimum basic salary at the national level, mandatory to be applied by any legal or natural person, local or foreign, is proposed to be 30,000 ALL per month from 26,000 ALL per month that is set by DCM no. 809 dated 26.12.2018 “, increasing by 15.4%, said the Minister, adding that with this we aim to maintain the standard of living for employees in both the private and budget sector”, said Denaj.

During this meeting, Minister Denaj paid attention to the implementation of labor legislation, especially for working time and rest.

Discussions then focused on briefing the Ministry of Finance and Economy on measures taken by the Government to provide financial support to employers and employees during the period caused by the Covid-19 pandemic, briefing the Ministry of Health and Social Protection on protection measures of citizens’ health and information from the Ministry of Education, Sports and Youth on the measures taken to ensure physical distance between students for the re-school year.