Kryeministri Edi Rama ka përmendur gjatë një komunikimi sot edhe rastin e një pacienti për të cilin u tha se kishte ndërruar jetë, por që më vonë u korigjua gabimi duke shpjeguar se kishte kaluar në vdekje klinike dhe ka riardhur në jetë falë insistimit të mjekëve.

Rama tha për Abcnews se se ministria për informacionin që ka dhënë në media ka qenë e bazuar dhe s’ka bërë asnjë gabim.

Pyetje: Mund të na thoni se çfarë ndodhi me raportimin e gabuar për ‘vdekjen’ e pacientit? Ju pyes për këtë pasi është besueshmëria e shifrave.

Rama: Mos kini fare merak për shifrat. Unë pyeta dhe përgjigja që mora ishte shumë e thjeshtë, acienti kaloi në një vdekje klinike dhe pastaj ndodhi mrekullia që u rikthye. Sigurisht kjo nuk do të thotë që është jashtë rrezikut, por lajmi ishte i bazuar dhe i bazuar dhe reagimi ishte sërish i bazuar.

Ministria e Shëndetësisë në një njoftim për mediat deklaroi se kishte ndërruar jetë dhe personi i pestë me COVID19 në vendin tonë, duke iu referuar rastit të një 61 vjeçari me sëmundje të tjera shoqëruese.

Ndërkohë që më vonë MSH, ka dhënë një tjetër deklaratë për mediat, duke saktësuar se 61-vjeçari ka pësuar vdekje klinike, por po bëhen përpjekjet maksimale nga ana e mjekëve për ta mbajtur në jetë.

Bëhet me dije se 61-vjeçari është ish-kampioni i boksit Skënder Kurti dhe ka punuar për 30 vite si trajner boksi.

Kurti është trajneri i parë i kombëtares dhe ekipit kampion të Tiranës i cili po lufton me COVID 19, ndërkohë që në rrjetet sociale po shprehet mbështetja për ish-kampionin e boksit.

Prime Minister Edi Rama mentioned in a communication today also the case of a patient who was said to have died, but later corrected the mistake by explaining that he had passed away in clinical death and resurrected due to the insistence of doctors.

Rama told Abcnews that the ministry’s information provided to the media was grounded and made no mistake.

Q: Can you tell us what happened to the wrong reporting of the patient’s ‘death’? I ask you about this as it is the reliability of the figures.

Rama: Don’t worry about the figures. I asked and the answer I got was very simple, the patient went through a clinical death and then the miracle came back. Of course this is not to say that it is out of reach, but the news was grounded and grounded and the response was grounded again.

The Ministry of Health in a press release stated that the fifth person with COVID19 had died in our country, referring to the case of a 61 year old with other associated diseases.

While later the MoH issued another statement to the media, specifying that the 61-year-old suffered clinical deaths, but doctors are making every effort to keep her alive.

The 61-year-old is a former boxing champion Skender Kurti and has worked for 30 years as a boxing coach.

Kurti is the first coach of the national team and the champion team of Tirana who is fighting with COVID 19, while the social networks are expressing support for the former boxing champion.