Një plagosje me armë zjarri u regjistrua më 1 dhjetor në fshatin Balldre të Lezhës. I plagosur ka mbetur 43-vjeçari, Hilë Gjini, i cili ka qenë në makinë kur i ka dalë përpara autori i ngjarjes, Gjergj Gjini, 69 vjeç.

Hila ka qenë në makinë së bashku me 4 fëmijët e tij kur i ka dalë para Gjergji me pistoletë në dorë, të cilën e lëvizte sa majtas dhe djathtas. 43-vjeçari ka dalë nga makina dhe teksa ka tentuar që t’i marrë pistoletën ai ka goditur dhe e ka plagosur në këmbë.

Hilë Gjini ka dhënë nga spitali i Lezhës një intervistë për emisionin “Shqipëria Live”, ku ka treguar versionin e tij të ngjarjes. I pyetur se a ka patur probleme prone me të akuzuarin, ai u shpreh se nuk ka patur asnjëherë probleme me të. Ndërkohë shton se Gjergji ka patur konflikte të tjera, por vetë ai nuk ka patur asnjëherë probleme me të.

Lidhur se si ishte rrjedha e ngjarjes, 43-vjeçari tha: “Isha në makinë me 4 fëmijët. Doli para Gjergji i cili po luante armën sa majtas dhe djathtas për të gjuajtur drejt makinës. Aty vendosa që të dilja jashtë. Një plumb më kapi në këmbë, pasi ja ula armën”.

Hila shton se më pas kanë dalë fëmijët dhe gruaja e tij, të cilët janë përleshur me 69-vjeçarin për t’i marrë armën.

“Unë isha në tokë se arma bën punën e vet. Por nusja me fëmijët arritën t’ia merrnin. Ka gjuajtur një plumb kur po përlesheshin fëmijët më të, por fatmirësisht nuk i kapi. Kur i pashë fëmijët të përlesheshin me të, unë isha në tokë e nuk mund të bëja asgjë. Nuk i kisha humbur ndjenjat, por nuk isha i zoti për të lëvizur. Pasi i morëm armën, gruaja ia dha vajzës dhe ajo u largua. Nisi të gjuante me gurë dhe më pas u largua. Fatmirësisht ata janë mirë”, përfundoi Hilë Gjini.

A gunshot wound was recorded on December 1 in the village of Balldre in Lezha. The 43-year-old Hilë Gjini was injured when he was in the car when the perpetrator, Gjergj Gjini, 69, appeared in front of him.

Hila was in the car with his 4 children when he came in front of Gjergji with a pistol in his hand, which he moved both left and right. The 43-year-old got out of the car and as he tried to take his pistol, he hit and injured his leg.

Hilë Gjini gave an interview from the hospital of Lezha for the show “Albania Live”, where he showed his version of events. Asked if he had any property problems with the accused, he said he had never had any problems with him. Meanwhile, he adds that Gjergji has had other conflicts, but he himself has never had problems with him.

Regarding the course of events, the 43-year-old said: “I was in the car with my 4 children. Gjergji came out in front of him who was playing the weapon both left and right to shoot towards the car. There I decided to go outside. “A bullet hit me in the leg after I lowered my weapon.”

Hila adds that then the children and his wife came out, who fought with the 69-year-old to get the weapon.

“I was on the ground because the gun was doing its job. But the bride and children managed to get it. He fired a bullet when most of the children were fighting, but thankfully he did not catch them. When I saw the children fighting with him, I was on the ground and there was nothing I could do. I had not lost my senses, but I was not good at moving. After we took the gun, the woman gave it to the girl and she left. He started throwing stones and then left. Fortunately, they are fine “, concluded Hilë Gjini.