35 kg kokainë e 700 gramë marijuanë janë sekuestruar në një banesë në komunë Sant’Angelo në provincën e Lodit në Itali.

Lënda narkotike është gjetur në shtëpinë e një familje emigrantësh shqiptarë nën sinjalizimin e fqinjëve të cilët kishin informuar forcat policore mbi lëvizje të dyshimta e flukse të shpeshta njerëzish në banesën e shqiptarëve.

Familja shqiptare përbëhet nga prindërit e dy fëmijë, njëri prej të cilëve 17 vjeç.

Në momentin e kontrollit në banesë, 17-vjeçari ka informuar dikë përmes telefonit e nuk e ka hapur derën, deri sa forcat policore kanë hyrë me forcë në banesë.

Nëna e 17-vjeçarit ndodhej në punë ndërsa dy pjesëtarët e tjerë të familjes, janë shpallur në kërkim.

Sipas autoriteteve policore italiane, droga ka një vlerë prej 1 milionë euro e do të sillte një përfitim prej 3 milionë euro në shitjen e saj me pakicë.

Policia italiane ka nisur një proces hetimore për të zbardhur bashkëpunëtorët e këtij trafiku droge, destinacionin e prejardhjen e saj dhe për kapjen e dy shqiptarëve të tjerë të shpallur në kërkim.

35 kg of cocaine and 700 grams of marijuana were seized in an apartment in the municipality of Sant’Angelo in the province of Lodi in Italy.

The narcotics were found in the house of a family of Albanian emigrants under the signal of the neighbors who had informed the police forces about suspicious movements and frequent flows of people in the apartment of the Albanians.

The Albanian family consists of parents of two children, one of whom is 17 years old.

At the time of the search of the apartment, the 17-year-old informed someone by phone and did not open the door, until the police forces entered the apartment by force.

The 17-year-old’s mother was at work while the other two members of the family have been declared wanted.

According to the Italian police authorities, the drug has a value of 1 million euros and would bring a profit of 3 million euros in its retail sale.

Italian police have launched an investigative process to uncover the accomplices of this drug trafficking, its destination and origin and to apprehend two other Albanians declared wanted.