Një politikan italian është vrarë në zonën e Bergamos. Mediat italiane raportojnë se Franco Colleoni, 68 vjeç, u gjet i vrarë përballë shtëpisë së tij dhe restorantit që kishte në pronësi.

68-vjeçari ishte sekretar i “Lega Nord” në Bergamo për 5 vite. Sipas hetuesve autorët e kanë goditur në mënyrë brutale në kokë, duke bërë që politikani të ndërrojë jetë menjëherë. Viktima u gjet nga djali i tij, ndërsa kishte dëmtime të mëdha në kokë.

Nuk dihet ende identiteti i autorit, dhe nëse arsyeja e vrasjes ka të bëj me politikën. Ndërkohë një nga pistat është se Colleoni mund të jetë përballur me grabitës. Policia ka marrë dëshmitë e familjarëve dhe të afërmve për të hedhur më shumë dritë mbi ngjarjen.

An Italian politician has been killed in the Bergamo area. Italian media report that Franco Colleoni, 68, was found murdered in front of his house and the restaurant he owned.

The 68-year-old was secretary of the “Lega Nord” in Bergamo for 5 years. According to investigators, the perpetrators brutally hit him in the head, causing the politician to die immediately. The victim was found by his son while he had major head injuries.

The identity of the perpetrator is not yet known, and whether the reason for the murder has to do with politics. Meanwhile one of the clues is that Colleoni may have faced robbers. Police have taken testimonies from family and relatives to shed more light on the event.