Ju do të mendonit se nuk do të ishte e vështirë që doktorë nga e gjithë bota do të shprehnin gatishmërinë që të punojnë në një vend të bukur të Zelandës së Re, në Tokoroa.Dhe kjo bindje gjithsesi do të shtohet kur bukurisë ia shtojmë edhe kushtet që ofrohen për një vend të tillë të punës.

E përfitimet janë: rreth 20 mijë euro në muaj, pa punë gjatë natës, e as në fundjavë, me qira të vogël, katër ditë pune, 12 javë pushim në vit.

Por, përkundër këtyre kushteve, një doktor që gjendet tashmë atje nuk ka mundur të gjejë “zëvendësimin” e tij.

Madje në katër muajt e fundit ai nuk ka marrë ndonjë “përgjigje interesi”.

Alan Kenny (61) punon si doktor në Tokoroa, një fshat me rreth 13,500 banorë dhe rreth 130 milje në jug të Auckland.

Ai ishte zhvendosur nga Britania e Madhe, 30 vite më parë por mendon se largësia e fshatit nga qytetet e mëdha dhe ngarkesat në punë mund të kenë kontribuar në mungesë të interesimit për studentët e mjekësisë nga ato zona.

Ashtu si shumë vende, Zelanda e Re tenton për të rekrutuar mjekët e rinj në zonat rurale, me një raport ku thuhet se 37% e pozicioneve rurale ishin të zbrazëta vitin e kaluar.

Ai tani “ballafaqohet” me rreth 6000 pacientë të mundshëm, gjë e cila edhe i lejon që të ketë një pagë rreth dyfish nga norma mesatare e Zelandës së Re.

Përkundër kësaj, ai nuk mund të përballojë këtë ngarkesë të punës kështu që është duke kërkuar një mjek për të ndarë punën e tij ose ta marrë atë përsipër plotësisht.

“Është një problem i madh për të gjetur zëvendësime”, ka thënë ai për mediat lokale.

“Vitin e kaluar, kam anuluar pushimet, sepse unë nuk mund të gjeja një zëvendësues… dhe këtë vit ndoshta do të duhet ta bëjë të njëjtën gjë”.

Ai ka thënë gjithashtu se vetëm gjatë një dite ka raste kur kishte 43 pacientë, duke punuar prej 8.30 deri në 18.00, pa bërë asnjë pushim dreke.

You would think that it would not be difficult for doctors from all over the world to express their willingness to work in a beautiful place in New Zealand, Tokoroa. And this conviction will be added when we add the conditions to beauty offered for such a job.

And the benefits are: about 20 thousand euros per month, without work at night, nor on weekends, small rent, four working days, 12 weeks off per year.

But despite these conditions, a doctor who is already there could not find his “replacement”.

Even in the last four months he has not received any “response of interest”.

Alan Kenny, 61, works as a doctor in Tokoroa, a village of about 13,500 and about 130 miles south of Auckland.

He had relocated from the UK 30 years ago but thinks the village’s remoteness from the big cities and workloads may have contributed to a lack of interest in medical students from those areas.

Like many countries, New Zealand tends to recruit new doctors in rural areas, with a report stating that 37% of rural positions were vacant last year.

He now “faces” about 6,000 potential patients, which also allows him to have a salary about twice the New Zealand average.

Despite this, he cannot afford this workload so he is looking for a doctor to share his work or take it over completely.

“It is a big problem to find replacements,” he told local media.

“Last year, I canceled the holidays because I could not find a replacement… and this year I will probably have to do the same.”

He also said that only during one day there were cases when there were 43 patients, working from 8.30 to 18.00, without taking any lunch break.