“Panorama Sport” zbulon edhe emrat që do të kenë në dorë fatet e klubit të ri, të krijuar vetëm pak ditë më parë nga Bashkia e Elbasanit. Qëllimi është i qartë: ndërtimi i një ekipi model dhe ngjitja e shpejtë e kategorive, derisa të kapet elita e futbollit shqiptar.

STRUKTURA

Mësohet se administrator do të jetë Mareglen Çoku, i cili ka për detyrë të ngrejë nga themelet një klub të ri dhe të bëjë organizimin për ndërtimin e skuadrës. Në pankinë do të emërohet Gentian Stojku, një emër i njohur i trajningut shqiptar, i cili për më tepër ka qenë pjesë e skuadrës kampione të verdhebluve që në vitin 2006.

Ndihmës i tij, një tjetër ish-futbollist, Elton Ceno. Ky i fundit ka qenë bashkëpunëtor i Stojkut edhe në ekipet e tjera ku ka drejtuar dhe do të jenë ata që do të kenë “timonin” e skuadrës më të re në qytet.

Sakaq, një tjetër ish-futbollist i Elbasanit kampion, Elvis Kotorri, pritet të mbajë postin e trajnerit të portierëve. Për të vijuar me detyrën e drejtorit teknik, i cili do t’i besohet Elton Guranjakut, edhe ky një ish-futbollist i skuadrës së Elbasanit. Me pak fjalë, e gjithë kupola trajnuese në ekipin e AF Elbasani do të përbëhet nga ish-futbollistë, të cilët më parë kanë dhënë kontributin e tyre dhe kanë bërë historinë me verdheblutë.

Gjithsesi, ende nuk ka një konfirmim zyrtar, pasi për momentin janë duke i dhënë dorën e fundit dokumentacionit. Më pas pritet të bëhen edhe zyrtarizimet. Por, e rëndësishme është që në klub kanë hyrë me ide të qarta për ta dërguar skuadrën sa më parë në nivelet më të larta.

SITUATA

Siç dihet, AF Elbasani do të duhet ta nisë gjithçka nga niveli më i ulët në futbollin shqiptar, Kategoria e Tretë, për të shpresuar më pas te një ringritje sa më e shpejtë në nivelet e tjera. Përpos plotësimit të stafit drejtues, mësohet se kanë nisur kontaktet edhe me lojtarët dhe pak e nga pak pritet që të jetë gati ekipi i ri në qytet.

Nga ana tjetër, të njëjtat burime pohojnë se janë piketuar edhe trajnerët që do të stërvitin ekipet e moshave, pasi qëllimi është që të funksionojë si një klub normal dhe të mos mungojë akademia. Siç dihet, AF Elbasani do të jetë një klub i ri futbolli që aksionere të vetme ka Bashkinë e Elbasanit dhe për momentin financimi do të bëhet nga ky institucion vendor. Më pas, pritet të hyjnë në lojë edhe investitorët privatë. Panorama

 

“Panorama Sport” also reveals the names that will have in hand the fate of the new club, created only a few days ago by the Municipality of Elbasan. The goal is clear: building a model team and quickly climbing the categories, until the elite of Albanian football is captured.

NATURE

It is learned that the administrator will be Mareglen Çoku, who has the task of building a new club from the ground up and organizing the team building. Gentian Stojku will be appointed on the bench, a well-known name of the Albanian training, who moreover has been part of the champion team of the yellow and blues since 2006.

His assistant, another former footballer, Elton Ceno. The latter has been a collaborator of Stojk in other teams where he has led and will be the ones who will have the “helm” of the youngest team in the city.

Sakaq, another former football player of champion Elbasan, Elvis Kotorri, is expected to hold the post of goalkeeping coach. To continue with the task of technical director, who will be entrusted to Elton Guranjak, also a former football player of the Elbasan team. In short, the entire training dome in the AF Elbasani team will consist of former footballers, who have previously given their contribution and made history with the yellow and blues.

However, there is still no official confirmation, as they are currently finalizing the documentation. Formalizations are expected later. But, the important thing is that they entered the club with clear ideas to send the team to the highest levels as soon as possible.

SITUATION

As it is known, AF Elbasani will have to start everything from the lowest level in Albanian football, the Third Category, to then hope for a speedy recovery to other levels. In addition to filling the management staff, it is learned that contacts have begun with the players and little by little it is expected that the new team in the city will be ready.

On the other hand, the same sources claim that the coaches who will train the age teams have also been targeted, as the goal is to function as a normal club and not to miss the academy. As it is known, AF Elbasani will be a new football club that has sole shareholders in the Municipality of Elbasan and at the moment the financing will be done by this local institution. Then, private investors are expected to come into play. Panorama