Një 48-vjeçare është gjetur e mbytur në lumë mbrëmjen e sotme. Kufoma e gruas është gjetur në lumë, në afërsi të Urës së Kuçit.

Kanë qënë fermerët e fshatit Sheq-Gajdë, ata që duke u kthyer nga puna në tokat bujqësore, kanë parë në lumë një trup pa jetë që lundronte dhe kanë njoftuar policinë.

Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje, është nxjerrë nga lumi kufoma e gruas, që ishte e dekompozuar. Kufoma e gruas është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat, e cila po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Burime nga morgu i spitalit bëjnë me dije se në trupin e gruas nuk ka shenja dhune dhe paraprikisht mendohet se gruaja është mbytur. Të njëjtat burime konfirmojnë se trupi është i dekompozuar, që do të thotë se ajo ka më shumë se dy javë në ujë.

Në morgun e Spitalit Rajonal Berat ka mbërritur bashkëshorti i gruas, që ka bërë edhe identifikimin e kufomës. Gruaja është Drita Breganaku, 48-vjeçe, banuese në lagjen Uznovë, e martuar dhe me 2 fëmijë.

Gjatë komunikimit me oficerin e policisë gjyqësore, është dëshmuar nga bashkëshorti se gruaja e tij ishte larguar nga banesa dy javë më parë dhe për largimin e saj ai kishte bërë edhe denoncim në polici.

Bashkëshorti ka deklaruar se nuk kanë pasur konflikte dhe se familjarët, pas largimit të saj kanë dyshuar se mund të kishte rënë aksidentalisht në lumë. Burimet zyrtare të policisë konfirmojnë se kanë filluar hetimet në lidhje me ngjarjen dhe po punohet për zbardhjen e plotë të saj.

A 48-year-old woman was found drowned in the river tonight. The woman’s body was found in the river, near the Kuçi Bridge.

It was the farmers of the village of Sheq-Gajdë who, returning from work on agricultural lands, saw a lifeless body floating in the river and informed the police.

After the police arrived at the scene, the decomposed body of the woman was taken out of the river. The woman’s body was sent to the morgue of the Berat Regional Hospital, which is undergoing forensic examination.

Sources from the hospital morgue suggest that there are no signs of violence on the woman’s body and it is initially thought that the woman was drowned. The same sources confirm that the body is decomposed, which means that it has been in the water for more than two weeks.

The wife’s husband arrived at the morgue of the Berat Regional Hospital, who also identified the body. The woman is Drita Breganaku, 48 years old, resident of Uznova neighborhood, married and with 2 children.

During the communication with the judicial police officer, it was proved by the husband that his wife had left the apartment two weeks ago and for her departure he had also reported the case to the police.

The husband stated that there were no conflicts and that the family members, after her departure, suspected that she may have accidentally fallen into the river. Official police sources confirm that investigations have begun into the incident and work is underway to fully uncover it.