Qeveria greke ka shtyrë deri në 31 dhjetor të këtij viti, lejen e posaçme për punonjësit sezonal.

Është dërguar qarkorja e posaçme pranë drejtorive të decentralizuara të emigracionit në prefektura në të cilën,urdhërohen drejtoritë e emigracionit,të pranojnë aplikime për punonjës sezonalë, deri ne 31 dhjetor 2020.

Qarkorja sqaron se mbetet e pa ndryshuar proçedura, pra kushdo punëdhënës në sektorin bujqësor, dëshiron të punësojë një emigrant nga vendet e treta, mund të kryeje aplikimin pranë zyrave të decentralizuara të emigracionit në prefekturën e zonës që banon, të plotësojë një deklaratë përgjegjësie për punëdhenësin, me detyrimin e gjetjes se banësës, ta ketë të siguruar të paktën 20 ditë në 3 muajt e ardhshëm, të paguajë një taksë legalizimi 100 euro për punonjës, si dhe të sigurojë kushtet e jetesës për punonjësin sezonal.

Procedura kryhet brenda 48 oreve nga dita e dorëzimit të dokumentave. Me këtë shtyrje,mundësohet hapja e tregut të punës për mijëra emigrantë shqiptarë të interesuar për punësim sezonal në Greqi, raporton Top Channel. Që prej fillimit të kësaj proçedure në maj të këtij viti, në sektorin e bujqësisë në Greqi janë punësuar me shumë se 30.000 emigrantë,shumica derrmuese e tyre janë shtetas shqiptarë.

Kërkesa më e madhe për krahë pune ka qënë kryesisht në zonën e veriut të Greqisë në sektorin e frutikulturës. Shtyrja e re, pritet të mundësojë punësimin për muajt e dimrit për mijëra emigrantë, të cilët pritet të punësohen në mbledhjen e frutave në zonën e Larisës, Volosit, si dhe për sezoni e mbledhjes së ullinjve dhe portokalleve në vjeshtë.

Në këtë mënyrë, Greqia mundëson gjetjen e krahut të lirë të punës,në proçese të cilat nuk preferohen prej vendasve, pavarësisht se prej krizës së Covid-19, parashikohet rritja e papunësisë në vend me mbi 100.000 persona.

The Greek government has postponed until December 31 this year, the special permit for seasonal workers.

A special circular has been sent to the decentralized immigration directorates in the prefectures in which the immigration directorates are ordered to accept applications for seasonal employees, until 31 December 2020.

The circular clarifies that the procedure remains unchanged, so any employer in the agricultural sector, wants to hire a migrant from third countries, can apply at the decentralized immigration offices in the prefecture of the area where he lives, fill out a declaration of responsibility for the employer , with the obligation to find housing, to have insured for at least 20 days in the next 3 months, to pay a legalization fee of 100 euros per employee, as well as to provide living conditions for the seasonal employee.

The procedure is performed within 48 hours from the day of submission of documents. With this postponement, it is possible to open the labor market for thousands of Albanian emigrants interested in seasonal employment in Greece, reports Top Channel. Since the beginning of this procedure in May of this year, more than 30,000 emigrants have been employed in the agricultural sector in Greece, the vast majority of whom are Albanian citizens.

The largest demand for labor has been mainly in the northern part of Greece in the fruit growing sector. The new postponement is expected to provide employment for the winter months for thousands of migrants, who are expected to be employed in fruit picking in the area of ​​Larissa, Volos, as well as for the olive and orange picking season in the fall.

In this way, Greece enables the finding of free labor, in processes which are not preferred by the locals, despite the fact that since the Covid-19 crisis, the increase of unemployment in the country with over 100,000 people is predicted.