Digjet gjatë natës makina e biznesmenit Elis Bahushi në qytetin e Elbasanit. Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se mjeti luksoz, tip Porsche me targë AA 007, i cili ka qenë në pronësi të shtetasit, Elis Bahushi, është djegur në lagjen 28 Nëntori

Pak kohë më parë ndaj Bahushit, Operacioni ‘Forca e Ligjit’ i ka kërkuar deklarimin e pasurisë, pasi ai ka qenë i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”.

Aktualisht policia po vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes në fjalë, ndërsa dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Emri i Bahushit, i cili merret me biznesin e metrazheve, nuk është i panjohur për Policinë, pasi ai ka qenë i dyshuar dhe për përfshirjen në laboratorin e drogës në Has.

Bahushi dhe familja e tij prej më shumë se 25 vitesh ushtrojnë aktivitetin e tyre tregtar në qytetin e Elbasanit, kryesisht në fushën e veshjeve dhe metrazhit. Furnizimin me lëndë të parë familja Bahushi e kryente në Turqi dhe për këtë arsye ka dyshime nga prokurorisë se, dy ekspertët turq, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia shqiptare të jenë dërguar në vendin tonë nga 35-vjeçari Elis Bashushi.

The car of the businessman Elis Bahushi burns in the night in the city of Elbasan. Sources inform Faxweb.al that the luxury vehicle, type Porsche with license plate AA 007, which was owned by the citizen, Elis Bahushi, was burned in the neighborhood 28 November

Some time ago against Bahushi, Operation ‘Force of Law’ requested the declaration of assets, as he was convicted for the criminal offenses “Production and sale of narcotics” and “Laundering the proceeds of crime”.

Police are currently investigating the incident, while it is suspected that the fire was intentional. The name of Bahushi, who deals with the cloth business, is not unknown to the Police, as he has also been suspected of involvement in the drug laboratory in Has.

Bahushi and his family have been conducting their commercial activity in the city of Elbasan for more than 25 years, mainly in the field of clothing and fabric. The Bahushi family supplied raw materials in Turkey and for this reason there are suspicions from the prosecution that the two Turkish experts, who have been declared wanted by the Albanian police, were sent to our country by 35-year-old Elis Bashushi.