Një aksident i rëndë është regjistruar pak çaste më parë në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”.

Një qytetar që po udhëtonte me biçklietë është përplasur me një Range Rover e për pasojë ka rënë pa ndjenja në asfalt duke pësuar dëmtime të ndryshme në trup. Ende nuk dihet identiteti i qytetarit.

Nga pamjet e siguruara ekskluzivisht nga Infowebtv, shihet se qytetari qëndron shtrirë në asfalt, ndërsa qytetarët e tjerë përpiqen ti japin ndihmën e parë.

Pas pak në vendngjarje ka mbërritur ambulanca dhe policia e cila ka kryer veprimet proceduriale për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti. Shtetasi në fjalë ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Sipas të dhënave të para mësohet se personi që udhëtonte me biçikletë i ka prerë rrugën Range Roverit që drejtohej nga një femër. Gjithashtu dyshohet që ai të ketë qenë nën efektin e alkoolit.

Por gjithçka do të zbardhet nga grupi hetimor për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.

A serious accident was recorded a few moments ago near the stadium “Elbasan Arena”.

A citizen who was traveling by bicycle collided with a Range Rover and as a result fell unconscious on the asphalt, suffering various injuries to his body. The identity of the citizen is still unknown.
From the images provided, it can be seen that the citizen is lying on the asphalt, while other citizens are trying to give first aid.

Shortly after, the ambulance and the police arrived at the scene and performed the procedural actions to determine the causes of this accident. The citizen in question is under the care of doctors.

According to the first data, it is learned that the person who was traveling by bicycle cut the road to the Range Rover driven by a woman. It is also suspected that he was under the influence of alcohol.
But everything will be clarified by the investigative group to determine the circumstances of the accident.