Arrestimi i një 59-vjeçari shqiptar në muajin dhjetor të vitit të kaluar ka rikthyer vëmendjen e autoriteteve greke në një ngjarje të rëndë ndodhur rreth 10 vite më parë. Bëhet fjalë për tentativën e përdhunimit dhe më pas vrasjen e një vajze shqiptare, asokohe 12 vjeçare.

Mediet greke shkruajnë se arrestimi i 59-vjeçarit, Adrian Zeko ka zgjuar ankthin tek familja e viktimës, Zeneida Selimai. Raportohet se Zeko jetonte në apartamentin ngjitur me familjen tjetër shqiptare dhe menjëherë pas vdekjes së të miturës u zhduk pa lënë gjurmë.

Por pas arrestimit dhe publikimit të të dhënave të tij nga policia greke, prindërit vendosën të fillonin procedurat për rihapjen e dosjes së vrasjes së vajzës së tyre.

Kështu në ditët në vijim, 59-vjeçari Adrian Zeko pritet të dëshmojë para hetuesit se çfarë di për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 12 vjeçarja, pasi policia ka vërtetuar se ishte ai që pa e vajzën e vogël duke u djegur në hyrje të banesës.

Kriminologia, Gianna Panagopoulou tha se familja e 12-vjeçares ka bërë një luftë të madhe për të zbardhur vrasjen e vajzës së tyre.

“Ne po luftojmë fort për të sjellë prova para drejtësisë për të hedhur dritë në çështjen e vajzës së re të Zeneida. Ne po e marrim të arrestuarin në pyetje. E mbështesim akuzën e vrasjes me dashje në një gjendje të qetë mendore”, u shpreh ajo.

Ngjarja

Ishte e premte, 23 shtator 2011, kur prindërit e Zeneida Selimai nga Shqipëria u larguan nga banesa e tyre për të shkuar në punë. Nga ana tjetër gjyshi shoqëroi djalin më të vogël të familjes në shkollë dhe 12-vjeçarja mbeti vetëm në shtëpi.

Autori i krimit dyshohet se u fut në banesë dhe u përpoq të përdhunonte të miturën. Por 12-vjeçarja arriti të shpëtonte nga duart e tij dhe e zhveshur nga beli lart filloi të zbresë shkallët për të dalë në rrugë dhe të kërkuar ndihmë.

Në këtë moment autori e leu me naftë dhe i vuri flakën. Si pasojë e flakëve e mitura pësoi djegie të shkallës së rëndë që i morën edhe jetën.

Në ditët e para të ngjarjes, autoritetet folën për vetëvrasje. Por më pas duke parë dinamikën e ngjarjes autoritetet fajësuan gjyshin e saj dhe procesi i hetimit nuk u mbyll kurrë, për aq kohë sa nuk u gjet fajtori.

Por pas ekspertizës së bërë trupit të të miturës 10 vite më parë, disa gjurmë u gjetën në organet gjenitale të fëmijës. Ekzaminuesit mjekësorë dolën në përfundimin se ishte autori i krimit ai që i ka vënë flakën vajzës për të fshehur provat që do të tradhtonin krimin e tij seksual.

The arrest of a 59-year-old Albanian in December last year has returned the attention of the Greek authorities to a serious event that happened about 10 years ago. It is about the attempted rape and then the murder of an Albanian girl, then 12 years old.

Greek media write that the arrest of 59-year-old Adrian Zeko has aroused anxiety in the family of the victim, Zeneida Selimai. It is reported that Zeko lived in the apartment next to the other Albanian family and immediately after the death of the minor he disappeared without a trace.

But after the arrest and publication of his data by the Greek police, the parents decided to start the procedures for reopening the file of the murder of their daughter.

So in the following days, 59-year-old Adrian Zeko is expected to testify before the investigator what he knows about the serious event where the 12-year-old died, after the police confirmed that he was the one who saw the little girl being burned at the entrance of the apartment.

Criminologist Gianna Panagopoulou said the 12-year-old’s family has waged a major war to uncover the murder of their daughter.

“We are fighting hard to bring evidence to justice to shed light on the case of Zeneida’s young daughter. We are questioning the detainee. “We support the charge of premeditated murder in a calm state of mind,” she said.

event

It was Friday, September 23, 2011, when Zeneida Selimai’s parents from Albania left their apartment to go to work. On the other hand, the grandfather accompanied the youngest son of the family to school and the 12-year-old was left alone at home.

The perpetrator allegedly broke into the apartment and tried to rape the minor. But the 12-year-old managed to escape from his hands and naked from the waist up began to go down the stairs to go out on the street and ask for help.

At this point the perpetrator poured oil on it and set it on fire. As a result of the flames, the minor suffered severe burns that took his life.

In the early days of the event, authorities spoke of suicide. But then seeing the dynamics of the event the authorities blamed her grandfather and the investigation process was never closed, as long as the culprit was not found.

But after the expertise made of the juvenile’s body 10 years ago, some traces were found on the child’s genitals. Medical examiners concluded that it was the perpetrator who set the girl on fire to conceal evidence that would betray his sexual crime.