Kryetari i Bashkisë Gramsh Klodian Tace, thirret në Prokurori.

Mësohet se Taçe është marrë në pyetje nga Prokuroria e Elbasanit, përreth 3 orë si person që ka dijeni për një dosje hetimore.

Kreu i Bashkisë Gramsh është marrë në pyetje në lidhje me një ngjarje të vjetër, kohë kur Taçe ka qenë punonjës i një kompanie private.

Bashkë me të janë shoqëruar edhe dy persona të tjerë.

Klodian Taçe ka patur edhe më herët probleme me drejtësinë, pasi është akuzuar se kishte fshehur në formularin e dekriminalizimit, hetimin për vjedhje nga Prokuroria e Tiranës në vitin 2009.

Nuk ka ende një reagim zyrtar nga autoritete apo nga vetë z.Taçe, teksa pritet që në vazhdim të dalin detaje të reja në lidhje me këtë çështje. Abcnews.al

vijon….

The Mayor of Gramsh, Klodian Tace, is summoned to the Prosecutor’s Office.

It is learned that Taçe was interrogated by the Elbasan Prosecutor’s Office, around 3 hours as a person who has knowledge of an investigative file.

The mayor of Gramsh has been questioned about an old event, when Taçe was an employee of a private company.

Two other people were accompanied by him.

Klodian Taçe has had problems with justice before, as he was accused of hiding in the decriminalization form, the investigation for theft by the Tirana Prosecutor’s Office in 2009.

There is still no official reaction from the authorities or from Mr. Tace himself, as new details regarding this issue are expected to emerge in the future. Abcnews.al