Një fëmijë prematurë i pajetë është braktisur në një kazan plehrash në kryeqytet në zonën e Ali Demit, pranë ish-markatës së vjetër. Burime për Faxweb.al bëjnë me dije se foshnja i pajetë, i seksit mashkull i përket një gruaje nga Tepelena, e cila nuk kishte para për agjensitë funerale dhe e hodhi në kazan.

Forcat policore kanë mbërritur në maternitetin e ri për të hetuar rreth kësaj çështje. Policia njofton se ka nisur hetime për identifikimin dhe shoqërimin e personit që e hodhi në kosh foshnjen e pajetë.

Informacion paraprak: Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.

 

A lifeless premature baby has been abandoned in a rubbish bin in the capital in the Ali Demi area, near the former old brand. Sources for Faxweb.al suggest that the dead, male baby belongs to a woman from Tepelena, who had no money for funeral agencies and threw it in the cauldron.

Police forces have arrived at the new maternity ward to investigate the matter. Police announce that they have launched investigations to identify and escort the person who threw the dead baby in the basket.

Preliminary information: In the neighborhood “Ali Demi”, behind the former old brand, in the garbage bin was found without signs of life a male baby.

The investigative team and the Police services are at the scene and continue the work for the full clarification of the circumstances of the event, identification and escort of the citizen who threw the baby in the basket.