Nëna e Enisa Dodës, 17-vjeçares që u mbyt tre ditë më parë në plazhin e Velipojës pasi kishte dalë për xhiro me Indrit Bajraktarin, ka deklaruar përpara grupit hetimor se e bija i kishte thënë se do dilte për kafe me një shok.

Nëna ka pranuar se i ka dhënë leje të bijës, pa dhënë detaje të tjera lidhur me raportin me 25-vjeçarin.

“Vajza më ka thënë mua se po dal të pi kafe me një shok dhe unë i kam thënë në rregull”, është shprehur ajo.

Ndërkohë Indrit Bajraktari ende nuk ka folur para grupit hetimor, duke deklaruar se do të flasë para gjykatës.

Në përgjigjen ndaj punonjësve të pikës së dhënies me qira të motorëve të ujit, ai ka thënë se vajzën e kishte lënë në breg me xhaxhain e saj.

Grupi hetimor, që po merret me çështjen e mbytjes së 17 vjecares nga Bathorja në Velipojë, e ka klasifikuar ngjarjen si aksidentale.

Indrit Bajraktari nga ana tjetër, rezulton të jetë i martuar në shtetin anglez dhe në pritje të një fëmije.

The mother of Enisa Doda, 17-year-old who drowned three days ago on the beach of Velipoja after going out for a walk with Indrit Bajraktari, stated before the investigative group that her daughter had told her that she would go out for coffee with a friend.

The mother admitted that she gave permission to her daughter, without giving further details regarding the relationship with the 25-year-old.

“The girl told me I was going out for coffee with a friend and I told her okay,” she said.

Meanwhile, Indrit Bajraktari has not yet spoken before the investigative group, stating that he will speak before the court.

In response to the employees of the water motorbike rental point, he said that he had left the girl on the shore with her uncle.

The investigative group, which is dealing with the case of the drowning of a 17-year-old girl from Bathorja in Velipoja, has classified the event as accidental.

Indrit Bajraktari, on the other hand, turns out to be married in the English state and expecting a child.