Shpallet në kërkim një person, për vrasjen e Klevis Kapllanit, në Fshatin Sinaballaj, në Rrogozhinë.

Burime për Abcnews.al bëjnë me dije, se personi i shpallur në kërkim është shok i ngushtë me viktimën.

Mësohet se shkak i vrasjes është bërë sherri për një automjet tip “Audi” dhe për një vlerë të konsiderueshme parash.

Autori dhe viktima kanë jetuar në të njëjtën zonë ku ndodhi vrasja, ndonëse prej vitesh autori i shpallur në kërkim ishte transferuar në Durrës prej vitesh.

Sakaq Policia ka nisur kontrolle për kapjen e autorit, ndërsa operacioni që ishte përgatitur për arrestimin e tij nuk rezultoi i suksesshëm.

Njësia speciale organizoi një operacion për arrestimin e autorit gjatë përcjelljes së 33-vjeçarit për në banesën e fundit, pasi u mësua se autori do të ishte i pranishëm në këtë ceremoni. Operacion ky që dështoi.

33-vjeçari ishte i martuar dhe babai i një fëmije të mitur. Kapllani u gjet pa shenja jete në automjetin e tij, tip “Fiat Punto”
A person is declared wanted for the murder of Klevis Kapllani, in the village of Sinaballaj, in Rrogozhina.

Sourcessuggest that the wanted person is a close friend of the victim.

It is learned that the cause of the murder was a quarrel over an “Audi” type vehicle and a considerable amount of money.

The perpetrator and the victim lived in the same area where the murder took place, although for years the wanted perpetrator had been transferred to Durrës for years.

The police have already started checks to catch the perpetrator, while the operation that was prepared for his arrest was not successful.

The special unit organized an operation to arrest the perpetrator during the escort of the 33-year-old to the last apartment, after it was learned that the perpetrator would be present at the ceremony. This operation failed.

The 33-year-old was married and the father of a minor child. Kapllani was found without signs of life in his vehicle, type “Fiat Punto”