Katër persona të identifikuar si autorë të dyshuar të vrasjes së Shkëlzen Kastratit në Fier, ngjarje e ndodhur më 1 shkurt të këtij viti, janë shpallur në kërkim nga policia. Uniformat blu bëjnë me dije se janë sekuestruar edhe dy automjetet që kanë përdorur autorët për t’u larguar nga vendngjarja.

Në kërkim janë shpallur Albert Zaja 37-vjeç dhe Elmir Tufa, 29 vjeç, të dy banues Fushë Krujë, Elson Xhecuka, 27 vjeç, banues në Kamzë dhe Silvio alias Roland Cara, 39 vjeç, banues në Tiranë.

Burime bëjnë me dije për gazetaren Xhensila Kodra për ABC se ata janë pjesë e një grupi vrasësish me pagesë që e kanë ndjekur viktimën për afro dy muaj duke studiuar të gjitha lëvizjet e tij duke e qëlluar në një rrugë që nuk ka pasur kamera.

“Zbardhet dhe dokumentohet me prova vrasja e shtetasit Sh. K., ndodhur më datë 01 shkurt 2021, në Fier. Identifikohen dhe shpallen në kërkim 4 autorët e dyshuar të ngjarjes kriminale. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale dy automjetet që kanë përdorur autorët për t’u larguar nga vendngjarja.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera nga strukturat hetimore të DVP Fier, në koordinimin nga Departamenti i Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, si rezultat i provave të grumbulluara gjatë hetimeve, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve.

Mbi bazën e provave të grumbulluara nga strukturat hetimore të DVP Fier, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka vendosur në mungesë masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja me paramendim” kryer në bashkëpunim, për shtetasit: A. Z., 37 vjeç dhe E. T., 29 vjeç, të dy banues Fushë Krujë; E. Xh., 27 vjeç, banues në Kamzë, Tiranë; S. alias R. C., 39 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, në zbatim të vendimit të Gjykatës, nga ana e Policisë është ushtruar kontroll në banesat e këtyre shtetaseve. Në përfundim të veprimeve është bërë shpallja e tyre në kërkim kombëtar dhe vijon puna edhe për shpalljen në kërkim ndërkombëtar.

Gjatë veprimeve hetimore, strukturat e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe dy automjetet që janë përdorur nga autorët për të kryer vrasjen dhe për t’u larguar nga vendi i ngjarjes. Vijon puna për lokalizimin e tyre dhe po bashkëpunohet me homologët, pasi dyshohet se mund të jenë larguar drejt një vendi të BE-së.

Gjithashtu, nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna hetimore nga strukturat e Policisë, për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë ngjarje kriminale”, njofton policia.

Edhe pse ende nuk ka një pistë të saktë, mendohet që hasmëria dhe konfliktet e vjetra mund të kenë çuar në ekzekutimin e 42 vjeçarit, vetëm pak metra larg biznesit të tij dhe në një rrugë që e frekuentonte pothuajse përditë. Pas ngjarjes, autorët u larguan me një makinë tip “Range Rover”, e cila u gjet më pas e djegur në fshatin Daullas të Fierit. Policia ka gjetur brenda makinës një armë tip “Scorpion” me silenciator, e cila dyshohet se është përdorur për ekzekutimin e tij.

Four persons identified as suspected perpetrators of the murder of Shkelzen Kastrati in Fier, an event that occurred on February 1 this year, have been declared wanted by the police. The blue uniforms indicate that the two vehicles used by the perpetrators to leave the scene were also seized.

Albert Zaja, 37, and Elmir Tufa, 29, both residents of Fushë Krujë, Elson Xhecuka, 27, resident of Kamza and Silvio alias Roland Cara, 39, resident of Tirana, have been declared wanted.

Sources tell ABC reporter Xhensila Kodra that they are part of a group of assassins who have been following the victim for nearly two months studying all his movements by shooting him in a street without cameras.

“The murder of the citizen Sh. Is clarified and documented with evidence. K., occurred on 01 February 2021, in Fier. The 4 suspected perpetrators of the criminal event are identified and declared wanted. The two vehicles used by the perpetrators to leave the scene are seized as material evidence.

Following the investigative actions carried out by the investigative structures of DVP Fier, in coordination with the Criminal Police Department, under the direction of the Fier Judicial District Prosecutor’s Office, as a result of evidence collected during the investigation, it became possible to clarify the event and identify authors.

Based on the evidence collected by the investigative structures of DVP Fier, the Court of the Fier Judicial District has decided in absentia the measure “Arrest in prison”, for the criminal offense “Premeditated murder” committed in collaboration, for citizens: AZ, 37 years old and ET , 29 years old, both residents of Fushë Krujë; E. Xh., 27 years old, resident in Kamza, Tirana; S. alias R. C., 39 years old, resident in Tirana.

Also, pursuant to the decision of the Court, the Police exercised control over the apartments of these citizens. At the end of the actions, they were declared nationally wanted and work continues on the international search.

During the investigative actions, the Police structures have seized as material evidence the two vehicles that were used by the perpetrators to commit the murder and to leave the scene. Work is underway to locate them and they are cooperating with their counterparts, as it is suspected that they may have left for an EU country.

Also, under the direction of the Prosecution, the investigative work by the Police structures continues, for the full disclosure of this event, the identification and capture of other persons who may be implicated in this criminal event “, the police announces.

Although there is still no exact runway, it is thought that old enmities and conflicts may have led to the execution of the 42-year-old, just a few meters away from his business and on a street he frequented almost daily. After the event, the perpetrators left in a Range Rover, which was later found burned in the village of Daullas in Fier. Police found inside the car a “Scorpion” type weapon with a silencer, which is suspected to have been used for his execution.