Vrasje e taksistit në Fushë-Preze policia arreston dy persona të dyshuar si autorët e krimit të ndodhur vetëm dy ditë më parë. Faxweb.al mëson se autorët e dyshuar të ekzekutimit të Budllës janë vëllezërit Sajmir dhe Arsil Shera. Budlla u vra tre ditë më pare me 7 plumba kallashnikovi në kryqëzimin me rrugën e Rinasit.

Nuk ka ende një motiv mbi arsyet që shtynë dy të rinjtë nga Rinasi që të vrisnin taksistin Budlla. Policia gjeti dhe sekuestroi edhe mjetin që kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krimin.

Gjithashtu, po gjatë zhvillimit të këtij operacioni dhe kontrolleve të befasishme të kryera në disa banesa të dyshuara, Policia arrestoi në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasin G. Ç., 29 vjeç, lindur në Fushë Krujë

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e biznesit të 29-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë, një shotgun, 60 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një sasi të konsiderueshme në lekë, euro, paund, dollarë e franga zvicerane, një aparat celular dhe një automjet tip “Mercedes Benz”.

Njoftimi i policisë:

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë.

Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 03.08.2020, në rrugën nacionale Fushë Krujë – Vorë, në kryqëzimin e rrugës së Rinasit, ku u vra me armë zjarri 71-vjeçari A. B.

Identifikohen, kapen dhe vihen në pranga 2 vëllezër, të dyshuar si autorë të vrasjes. Gjatë operacionit u vu në pranga edhe një 29-vjeçar, pasi gjatë kontrollit iu gjetën armë dhe drogë.

Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për zbulimin, dokumentimin dhe kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje, nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, falë provave të siguruara, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Tiranë, u zhvillua operacioni Policor “Brothers”, në kuadër të të cilit u bë i mundur, identifikimi, lokalizimi, kapja dhe ndalimi i autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje, konkretisht i dy vëllezërve:

S. Sh., 32 vjeç, i dënuar më parë dhe A. Sh., 20 vjeç, banues në Rinas, Krujë, për veprat penale “Vrasja me paramendim” e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Gjatë operacionit, Policia gjeti dhe sekuestroi edhe mjetin që kanë përdorur dy vëllezërit për të kryer krimin.

Gjithashtu , po gjatë zhvillimit të këtij operacioni dhe kontrolleve të befasishme të kryera në disa banesa të dyshuara, Policia arrestoi në flagrancë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Armëmbajtja pa leje”, shtetasin G. Ç., 29 vjeç, lindur në Fushë Krujë

Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e biznesit të 29-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri pistoletë, një shotgun, 60 gr. lëndë e dyshuar narkotike kokainë, një sasi të konsiderueshme në lekë, euro, paund, dollarë e franga zvicerane, një aparat celular dhe një automjet tip “Mercedes Benz”.

Nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.

Murder of a taxi driver in Fushë-Preze, the police arrest two persons suspected as the perpetrators of the crime that occurred only two days ago. Faxweb.al learns that the suspected perpetrators of Budla’s execution are brothers Sajmir and Arsil Shera. Budlla was killed three days ago with 7 Kalashnikov bullets at the intersection with Rinas Street.

There is still no motive on the reasons that pushed the two young men from Rinas to kill the taxi driver Budlla. Police also found and seized the vehicle used by the two brothers to commit the crime.

Also, during the development of this operation and the surprise checks carried out in some suspected apartments, the Police arrested in flagrante delicto, for the criminal offenses “Production and sale of narcotics” and “Illegal possession of weapons”, the citizen G. Ç., 29 years old , born in Fushë Krujë

During the control exercised in the business premises of the 29-year-old, the Police services found and seized as material evidence: a pistol firearm, a shotgun, 60 gr. suspected narcotics cocaine, a significant amount in lek, euro, pounds, dollars and Swiss francs, a mobile phone and a “Mercedes Benz” type vehicle.

Police notification:

Operation by the Sector for Investigation of Serious Crimes against Life and Property, in cooperation with the Sector of the Special Operational Force in DVP Tirana.

The event that took place on 03.08.2020, on the national road Fushë Krujë – Vora, at the intersection of Rinas road, where 71-year-old A. B. was shot dead, is revealed.

Two brothers, suspected as perpetrators of the murder, are identified, arrested and handcuffed. A 29-year-old man was also handcuffed during the operation, after weapons and drugs were found during the search.

As a result of a well-organized and uninterrupted work to discover, document and apprehend the perpetrators of this event, by the Sector for Investigation of Serious Crimes against Life and Property, under the direction of the Prosecution at the Court of First Instance Tirana, thanks to evidence provided, in cooperation with the Sector of the Special Operational Force in DVP Tirana, the Police operation “Brothers” was conducted, within which it was possible to identify, locate, apprehend and detain the suspected perpetrators of this event, namely to two brothers:

S. Sh., 32 years old, previously convicted and A. Sh., 20 years old, resident in Rinas, Kruja, for the criminal offenses “Premeditated murder” committed in collaboration and “Illegal possession of weapons”. During the operation, the police also found and seized the vehicle used by the two brothers to commit the crime.

Also, during the development of this operation and the surprise checks carried out in some suspected apartments, the Police arrested in flagrante delicto, for the criminal offenses “Production and sale of narcotics” and “Illegal possession of weapons”, the citizen G. Ç., 29 years old , born in Fushë Krujë

During the control exercised in the business premises of the 29-year-old, the Police services found and seized as material evidence: a pistol firearm, a shotgun, 60 gr. suspected narcotics cocaine, a significant amount in lek, euro, pounds, dollars and Swiss francs, a mobile phone and a “Mercedes Benz” type vehicle.

Under the direction of the Prosecution at the Court of First Instance Tirana, work continues for the full legal documentation of the event.