Ervin Muço emërohet n/kryetari i ri i Bashkisë Elbasan. Emërimi në detyrë, sipas ligjit, është bërë nga kryetari i Bashkisë Elbasan z. Gledian Llatja. Z Muço është një emër i njohur në fushën e pedagogjisë dhe aktivist në shoqërinë civile. Prej vitesh ai është pedagog në Universitetin e Elbasanit dhe ka drejtuar një sërë projektesh të zhvilluara nga organizata joqeveritare.

Me një cv të pasur dhe përvojë në angazhimet e tij me shoqërinë civile, z. Muço tashmë do të jetë një vlerë e shtuar për Bashkinë e Elbasanit, e cila përveç të tjerash, i kushton një vëmendje të veçantë marrëdhënieve të këtij institucioni me organizatat e shoqërisë civile, raporton elbasaniplus.

Z. Muço ka përfunduar studimet për Shkenca Sociale si dhe ka kryer masterin pasuniversitar në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomaci. Gjithashtu është autor i librave universitarë me titull “Qasje ndaj Problemeve Sociale” si dhe “Lufta për pushtet dhe pushteti i luftës”

Ai ka përfunduar me sukses doktoraturën në fushën e trafikimit të qënieve njerëzore: “Perceptimet dhe qëndrimet mbi trafikimin njerëzor, marrëdhëniet midis shoqërisë, institucioneve dhe viĸtimave të trafikimit njerëzor”, në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave Sociale.

Ervin Muço is the newly appointed Deputy Mayor of Elbasan. The appointment, according to the law, was made by the Mayor of Elbasan, Mr. Gledian Llatja. Mr. Muço is a well-known name in the field of pedagogy and civil society activist. For years he has been a lecturer at the University of Elbasan and has led a series of projects developed by non-governmental organizations.

With a rich CV and experience in his engagements with civil society, Mr. Muço will already be an added value for the Municipality of Elbasan, which, among other things, pays special attention to the relations of this institution with civil society organizations, reports elbasaniplus.

Mr. Muço has completed his studies in Social Sciences and has completed a postgraduate master’s degree in International Relations and Diplomacy. He is also the author of university books entitled “Approach to Social Problems” and “The struggle for power and the power of war.”

He has successfully completed his doctorate in the field of trafficking in human beings: “Perceptions and attitudes on human trafficking, relations between society, institutions and victims of human trafficking”, at the University of Tirana, Faculty of Social Sciences.