Një grup kriminal i cili kryen grabitje rregullsisht në zonat larg Tiranës por jo vetëm, është vënë nën hetim nga policia e shtetit.

Banesat e grabitura kanë qenë të shumta, ndërsa prej katër muajsh ndjekje, policia ende nuk ka identifikuar anëtarët e këtij grupi, por ka mundur të mbledhë disa prova. Mësohet se në të shumtën e rasteve vjedhjet kryen pasi bie nata. Ata hyjnë me forcë dhe përdorin një solucion në formë spraji për t’i vënë në gjumë pjesëtarët e familjes. Kryesisht vjedhin para, bizhuteri apo dhe vegla të ndryshme pune.

Dyshohet se vjedhjet e shumta që bëhen gjatë natës kryen nga e njëjta ‘dorë’, për shkak të taktikës që përdoren në të gjitha rastet.

Zonat më te ekspozuara, janë ato të cilat janë më pak të populluara, siç ishte rasti i Bërxullës pak ditë më parë, ku banorët deklaruan se dyshonin se hajdutët i vinin në gjumë dhe më pas kryenin vjedhjet.

A criminal group that regularly commits robberies in areas far from Tirana but not only, has been put under investigation by the state police.

The looted flats have been numerous, and after four months of pursuit, the police have not yet identified the members of this group, but have been able to gather some evidence. It is learned that in most cases the thefts are committed after nightfall. They force their way in and use a spray solution to put their family members to sleep. They mainly steal money, jewelry or various work tools.

It is suspected that the numerous thefts committed during the night are committed by the same ‘hand’, due to the tactics used in all cases.

The most exposed areas are the ones that are less populated, as was the case of Bërxulla a few days ago, where residents stated that they suspected that the thieves put them to sleep and then committed thefts.