I jep fund jetës një tjetër i sëmurë me covid në vendin tonë. 77-vjeçari Hekuran Korça është hedhur nga ballkoni i shtëpisë në katin e tretë të këtij pallati që shihni në pamje, në zonën e Shkozës. Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës. Ai u dërgua në spitalin e traumës por pas disa orësh nuk mundi t’i mbijetojë plagëve në trup.

ABC mëson se para një jave, ai kishte dalë pozitiv me koronavirus. I moshuari u shtrua në spitalin infektiv ku iu nënshtrua terapisë mjekësore. Ditën e diell 77-vjeçari iu nënshtrua sërish tamponit. Sipas mjekëve ai ishte negativizuar. Pas kësaj përgjigje, mesditën e së hënës, Hekuran Korça la spitalin. Por vetëm pak orë më pas, ai ndërmori aktin ekstrem.

I moshuari, babai i 5 fëmijëve jetonte vetëm në banesë. Jashtë kamerave, një prej fqinjëve tregon gjendjen e 77-vjeçarit kur mbërriti në banesë nga infektivi. “E sollën atë ditë nga spitali. Edhe bombolën e oksigjenit e kishte, e kishin marrë. 4-5 ditë kishte në spital. Atë pikëpyetje kemi edhe ne. Si e nxori mjekësia nga spitali kur ai ishte pa qejf. Unë kam kontakt me nusen edhe më tha që babai nuk është keq që u rrëzua, se u rrëzua butë nëpër pemë, por ka probleme me Covid-in” tha njëri. Fqinjët shprehen të shqetësuar për përhapjen e virusit në pallatin e tyre. “Kemi plot këtu me covid, çfarë të bëjmë. Vëmë maskën edhe ja”.

Një muaj më parë, Hekuran Korça kishte humbur pas një sëmundje të rëndë një prej vajzave që jetonte në Greqi. Kjo fatkeqësi por dhe trauma e shkaktuar nga covid kanë qenë shkaqet që kanë ndikuar në rëndimin e gjendjes së tij psikologjike, pas së cilës ndërmori dhe aktin ekstrem. Gjatë kohës së pandemisë, 3 pacientë me koronavirus u hodhën nga lartësia nga spitali Shefqet Ndroqi, duke ndërruar jetë në vend

 

Another covid patient in our country ends his life. 77-year-old Hekuran Korça was thrown from the balcony of the house on the third floor of this building that you see in the picture, in the Shkoza area. The incident happened on Monday afternoon. He was taken to a trauma hospital but could not survive the injuries for several hours.

ABC learns that a week ago, he had tested positive for coronavirus. The elderly man was admitted to the infectious disease hospital where he underwent medical therapy. On Sunday, the 77-year-old underwent tamponing again. According to doctors he was negated. After this answer, at noon on Monday, Hekuran Korça left the hospital. But just a few hours later, he undertook the extreme act.

The elderly man, the father of 5 children lived alone in the apartment. Off-camera, one of the neighbors shows the condition of the 77-year-old when he arrived at the apartment from the infectious. “They brought him that day from the hospital. He also had the oxygen cylinder, they had taken it. He had 4-5 days in the hospital. We also have that question mark. How medicine got him out of the hospital when he was faint. I have contact with the bride and she told me that my father is not bad that he fell, that he fell gently through the trees, but he has problems with Covid “said one. Neighbors express concern about the spread of the virus in their palace. “We are full here with covid, what to do. “We put the mask on.”

One month ago, Hekuran Korça lost one of the girls living in Greece after a serious illness. This misfortune but also the trauma caused by covid were the causes that have influenced the aggravation of his psychological condition, after which he undertook the extreme act. During the pandemic, 3 coronavirus patients were thrown from a height by Shefqet Ndroqi Hospital, dying on the spot