Mbrëmjen e kësaj të hëne është konfirmuar pozitiv me koronavirus një tjetër person në Elbasan duke e çuar në 11 numrin e rasteve të prekura në këtë qytet.

Rasti i fundit i konfirmuar është një 46 vjeçar, pronari i një restoranti që ndodhet pranë Gjykatës së Elbasanit është prekur nga koronavirusi. Ai ka shfaqur probleme të rënda shëndetësore paraditen e së hënës dhe është dërguar me urgjencë në spitalin Shefqet Ndroqi apo siç është emërtuar tani COVID-2. Pasi kreu skaner dhe mjekët patën dyshime të forta se ai mund të jetë infektuar nga koronavirusi i morën tamponin dhe në mbrëmje përgjigjia rezultoi pozitive. Ai po trajtohet në spital dhe po mjekohet.

Sipas hetimeve të mjekëve kjo ndoshta është vatra më e madhe e konfirmuar e perhapjes se infeksionit në këtë qytet, pasi dyshohet se një pjesë e madhe e të infektuarve kanë qarkulluar në këtë restorant.

Gazetari i abcnews.al bën me dije se në po të njëjtin ambjent është infektuar edhe kasapi që furnizonte me mish restorantin, i cili më pas ka infektuar edhe bashkëshoten e tij, e cila që është konfirmuar pozitive me Covid 19 një ditë më parë.

Ndërkohë mësohet se këtë të hënë janë marrë tamponët 12 personave të tjerë për të cilët pritet përgjigja.

This Monday evening, another person in Elbasan was positively confirmed with coronavirus, bringing the number of cases affected in this city to 11.

The latest confirmed case is a 46-year-old man, the owner of a restaurant located near the Court of Elbasan has been affected by coronavirus. He had serious health problems on Monday morning and was rushed to Shefqet Ndroqi Hospital or as he is now called COVID-2. After the scan was performed and the doctors had strong suspicions that he may have been infected with coronavirus, they took the tampon and in the evening the response was positive. He is being treated in hospital and is being treated.

According to the doctors’ investigation, this is probably the largest confirmed source of the spread of the infection in this city, as it is suspected that a large part of the infected have circulated in this restaurant.

The journalist of abcnews.al informs that in the same environment the butcher who supplied meat to the restaurant was infected, who later infected his wife, who was positively confirmed with Covid 19 a day ago.

Meanwhile, it is learned that this Monday the tampons were taken from 12 other people for whom the answer is expected.