Ka qenë vërtet e përgjakshme mesnata e kaluar. Plumbat e nxehtë të armëve, të shkrepur për konflikte të çastit apo motive hasmërie, kanë marrë dy jetë dhe kanë plagosur një tjetër

Pak para njw ekzekutimi në Vlorë, një vrasje makabre ka ndodhur rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, ku shtetasi Sofokli Shani, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Rako Qorri, 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin Kejdi Qorri, 31 vjeç.

Sipas burimeve zyrtare, ngjarja tragjike ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q.

“Në datë 02.06.2021, rreth orës 23:47, në fshatin Fier i Ri, Lushnjë, shtetasi S.Sh, si pasojë e një konflikti të çastit në lokalin në pronësi të shtetasit R. Q., ka vrarë me armë zjarri shtetasin R. Q., 62 vjeç dhe ka plagosur djalin e tij, shtetasin K. Q., 31 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Lushnjes nën kujdesin e mjekëve”, ka lajmëruar policia.

 

It was really bloody last midnight. Gunfire, fired for instant conflicts or motives of enmity, claimed two lives and wounded another

Shortly before an execution in Vlora, a macabre murder took place around 23:47, in the village of Fier i Ri, Lushnjë, where the citizen S.Sh, shot dead the citizen RQ, 62 years old and wounded his son, the citizen KQ, 31 years old.

According to official sources, the tragic event occurred due to an instant conflict in the restaurant owned by citizen R. Q.

“On 02.06.2021, around 23:47, in the village of Fier i Ri, Lushnjë, the citizen S.Sh, as a result of an instant conflict in the restaurant owned by the citizen RQ, killed with a firearm the citizen RQ, 62 years old and injured his son, citizen KQ, 31 years old, who is in the hospital of Lushnja under the care of doctors “, the police announced.