Pronari i një lokali në Kamëz u arrestua pas qëlloi me armë zjarri një prej klientëve të tij pas një konflikti të çastit.

Ngjarja ndodhi orët e para të mëngjesit të së enjtes rreth orës 02:20 në Kodër Kamëz.

Bashkëpronari i lokalit, shtetasi me iniciale F.K., 35 vjeç banues në Tiranë u përfshi në një konflikt fizik me 39-vjeçarin me iniciale R.C. për motive të dobëta.

Konflikti më pas vijoi jashtë ambienteve të lokalit ku pronari qëlloi me armë drejt klientit duke e plagosur.

Më pas ai tentoi që ta qëllojë sërish por ndërhyrja e policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit.

“Bashkëpronari i lokalit, shtetasi F. K., 35 vjeç, banues në Tiranë, në brendësi të lokalit është përfshirë në një konflikt fizik e verbal për motive të dobëta, me shtetasin R. C. (klient lokali) dhe më pas konflikti ka vijuar në ambientet e jashtme të lokalit. Si pasojë e konfliktit shtetasi F. K. ka plagosur me armë zjarri në dorë, shtetasi R. C., 39 vjeç., i cili u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën” – njofton policia.

Ata arrestuan pronarin e lokalit dhe i sekuestruan armën.

Materialet hetimore në lidhje me këtë ngjarje i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

The owner of a restaurant in Kamza was arrested after he shot one of his clients after an instant conflict.

The event took place in the early hours of Thursday morning around 02:20 in Koder Kamza.

The co-owner of the restaurant, a citizen with initials F.K., 35 years old resident in Tirana, got involved in a physical conflict with the 39-year-old with initials R.C. for weak motives.

The conflict then continued outside the premises where the owner shot at the client, injuring him.

He then tried to shoot her again but police intervention prevented the conflict from escalating.

“The co-owner of the restaurant, citizen FK, 35 years old, resident in Tirana, inside the restaurant was involved in a physical and verbal conflict for weak motives, with the citizen RC (local customer) and then the conflict continued outside the premises of “As a result of the conflict, the citizen FK injured with a firearm in his hand, the citizen RC, 39 years old, who was taken to the hospital and is out of danger for life” – the police announces.

They arrested the owner of the bar and seized his weapon.

Investigative materials related to this event were forwarded to the Prosecutor’s Office at the Court of First Instance Tirana, for further action, for the criminal offenses “Attempted Murder” and “Illegal Possession of Weapons”