Mersin Katuçi, i zoti i ‘Shtëpisë së verdhë’, e cilësuar nga raporti i Dik Marti, i intervistuar nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, për kontrollin në shkurt të 2004 aty, në kërkim të njollave të gjakut apo shiringave.

Sipas tij, autoritetet dyshonin se shtëpia ishte përdorur si spital. Por Katuci e hedh poshtë një gjë të tillë.

Ai madje kërkon zbardhjen e plotë të kësaj padrejtësie.

Zoti Mersin kur ju për herë të parë e morët vesh se janë ngritur akuza se në këtë shtëpi UÇK-ja kishte ndërmarrë trafik organesh?

Më 4 shkurt të vitit 2004, këtu, pranë banesës sime është ushtruar një kontroll. Bashkë me prokurorin e Rrethit Mat, zotin Arben Dyla që sot ndodhet prokuror në Rrethin e Kavajës, me policinë e rrethit, me inspektor zone zotin Astrit Pelesha dhe policinë e rrethit.

Po Dick Marti ka qenë ndonjëherë këtu?

Po, ka ardhur në Tiranë dhe ka kërkuar nga shteti shqiptar një vendim, ato nuk ia kanë dhënë. Në mënyrë kontrabandë, policia e Rrethit Mat, prokuroria e Rrethit Mat kanë telefonuar që këtu do të bëhet një kontroll përsëri pas vitit 2004, unë nuk pranova. Para disa orësh ata kanë ardhur këtu, kemi dalë bllokuar rrugën familjarisht. Jemi përballur me policinë dhe me shoqëruesit e Dik Martin, ai ka qenë i maskuar. Nëse keni parë gjatë rrugës ka varreza, shoqëruesit e atyre kanë dashur të zhvarrosin eshtrat e fshatit. Ata dëshironin të bënin ADN me eshtra shqiptarësh për t’i cilësuar si serbë. Kjo është shumë e padrejtë. Për këto luftëtarët e UÇK-së, kanë bërë luftë të drejtë, se çfarë kanë bërë serbët në Kosovë e dinë e gjithë bota. Na kanë përfshirë, por ne nuk kemi lidhje fare. Në 99-ën këtu nuk ka shkel këmbë kosovari, në zonën tonë, ata kanë qëndruar në zonën e Burrelit.

Kur u bë kontrolli që sapo më thatë, çfarë lloj kontrolli ishte?

Këtu është ushtruar një kontroll, në këtë banesë, brenda dhe jashtë kanë nxjerrë fëmijën, babanë tim të moshuar dhe një fëmijë tre muajsh i kanë nxjerr jashtë. Këtu kërkonin njolla gjaku, shiringa, pretendonin që kjo shtëpi ka qenë dikur spital, por kjo nuk ka qenë. Ato në mënyrë barbare, bashkë me prokurorin e rrethit, kanë dashur të çanin dhomën, kanë hedh lëndë helmuese, i kam të shënuara në libra e gazeta. Na kanë lënë pa ushqim për 24 orë.

 

Çfarë kërkoni konkretisht nga autoritetet shqiptare?

Kam kërkuar që nga ish- kryeministri Sali Berisha e deri tek kryeministri Rama, që të zbardhet e drejta e familjes time. Dua një dëmshpërblim moral. Dua që shteti shqiptar të ngre një aktpadi në Gjykatën e Hagës, për të padrejtën që më është bërë mua dhe shtetit shqiptar. E kërkova disa herë kjo nuk është marrë parasysh fare. Prandaj kërkoj edhe njëherë fuqimisht të gjithë shtetit shqiptar, i bëj thirrje kryeministrit Edi Rama që këtë familje ta ketë me dritën e syrit sepse më është bërë një padrejtësi e madhe, nëse është kryeministri i shqiptarëve, nëse është në parti me serbin, le të qëndrojë me ta.

Mersin Katuçi, the owner of the ‘Yellow House’, described by Dick Marty’s report, interviewed by Top Channel journalist Muhamed Veliu, for a check in February 2004 there, looking for blood stains or syringes.

According to him, the authorities suspected that the house had been used as a hospital. But Katuci denies such a thing.

He even demands the full clarification of this injustice.

Mr. Mersin, when you first learned that allegations had been made that the KLA had undertaken organ trafficking in this house?

On February 4, 2004, a search was conducted here near my apartment. Together with the prosecutor of the Mat District, Mr. Arben Dyla who is today a prosecutor in the Kavaja District, with the district police, with the area inspector Mr. Astrit Pelesha and the district police.

Yes Dick Marty has ever been here?

Yes, he came to Tirana and asked the Albanian state for a decision, they did not give it to him. Smuggled, Mat District police, Mat District Prosecution have called that a check will be made here again after 2004, I refused. A few hours ago they came here, we came out blocking the road as a family. We confronted the police and Dick Martin’s companions, he was disguised. If you saw along the way there is a cemetery, their companions wanted to exhume the remains of the village. They wanted to make DNA from the bones of Albanians to label them as Serbs. This is very unfair. For these KLA fighters, they fought a just war, the whole world knows what the Serbs in Kosovo did. They have involved us, but we have no connection at all. In ’99, Kosovars did not set foot here, in our area, they stayed in the Burrel area.

When the check was made that you just told me, what kind of check was it?

A search was carried out here, in this apartment, inside and outside they took the child out, my elderly father and a three-month-old child out. Here they were looking for blood stains, syringes, claiming that this house was once a hospital, but it was not. They barbarically, together with the district prosecutor, wanted to break into the room, threw poisonous substances, I have listed them in books and newspapers. They left us without food for 24 hours.

What exactly are you asking from the Albanian authorities?

I have asked from the former Prime Minister Sali Berisha to the Prime Minister Rama, that the right of my family be clarified. I want a moral compensation. I want the Albanian state to file an indictment in the Hague Tribunal, for the injustice done to me and the Albanian state. I asked several times this was not taken into account at all. Therefore, I strongly urge the entire Albanian state, I call on Prime Minister Edi Rama to have this family with the light of the eye because I have been done a great injustice, if he is the Prime Minister of the Albanians, if he is in the party with the Serb, let him stay with them.