Stafi mjekësor dhe priftërinjtë janë ndër më të prekurit nga koronavirusi në Itali.

Sfati mjekësor është shumë i rrezikuar për shkak të dozës së rëndë të infeksionit që mund të marrin ndërkohë priftërinjtë preken shumë edhe për shkak të moshës, pervec angazhimit të tyre në luftën kundër COVID-19.

Deri më tani janë raportuar zyrtarisht 23 vdekje nga personeli mjekësor dhe 60 të vdekur nga priftërinjtë.

Mjekët dhe infermierët janë të ndjeshëm ndaj infektimit të koronavirusit, sepse ata ekspozohen më shpesh sesa publiku i gjerë.

Afërsia me pacientët i bën ata të marrin një dozë më të lartë të virusit, gjë që lejon që virusi të depërtojë në mushkëri më thellë. Mjekët e kanë më të vështirë të luftojnë virusin për shkak se sistemet e tyre imunitare janë dobësuar shumë për shkak të punës së tepërt dhe gjumit të pamjaftueshëm në mes të kësaj pandemie.

Ndërsa për sa i përket priftërinjve në Itali, ku deri tani numërohen 60 viktima mes tyre, ekspertët ia vënë “fajin” më së shumti moshës.

Shumica e 60 priftërinjve që kanë vdekur deri më tani në Itali kanë qenë mbi moshën 70 vjeçare dhe me probleme shëndetësore. Këta dy faktorë dobësojnë sistemin imunitar dhe rrisin mundësinë e vdekjes nga COVID-19.
Pak ditë më para, ata u inkurajuan gjithashtu nga Papa Françesku të vizitojnë pacientët me koronavirus dhe të mbështesin punonjësit e kujdesit shëndetësor.

Medical staff and priests are among the most affected by coronavirus in Italy.

The medical crisis is very much at risk due to the heavy dose of infection that priests can receive in the meantime because of their age in addition to their commitment to the fight against COVID-19.

So far 23 deaths have been officially reported by medical personnel and 60 deaths by priests.

Doctors and nurses are susceptible to coronavirus infection because they are exposed more often than the general public.

Proximity to patients causes them to receive a higher dose of the virus, which allows the virus to penetrate deeper into the lungs. Doctors find it more difficult to fight the virus because their immune systems are severely weakened due to overwork and insufficient sleep in the midst of this pandemic.

As for the priests in Italy, where so far there are 60 casualties, experts place the blame mostly on age.

Most of the 60 priests who have died so far in Italy have been over 70 and with health problems. These two factors weaken the immune system and increase the chance of death by COVID-19.
A few days ago, they were also encouraged by Pope Francis to visit patients with coronavirus and support healthcare workers.