Ka ndërruar jetë në reanimacion në spitalin e Durrësit, 73-vjeçarja e prekur nga koronavirusi duke shënuar viktimën e parë në Shqipëri nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë tha zyrtarisht se pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ndërroi jetë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare.

DURRËS – Ka ndërruar jetë në reanimacion në spitalin e Durrësit, 73-vjeçarja e prekur nga koronavirusi duke shënuar viktimën e parë në Shqipëri nga COVID-19. Ministria e Shëndetësisë tha zyrtarisht se pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ndërroi jetë nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare. Ajo vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass dhe prej disa vitesh ishte nën survejimin e mjekëve.

Gruaja e moshuar 73-vjeçare, mbrëmjen e djeshme u dërgua nga infektivi i Durrësit në reanimacion. Gjendja e saj shëndetësorë u përkeqësua prej mbrëmjes së djeshme, aq sa e moshuara nuk mundi të përballojë as transportimin me autoambulancë drejt spitalit Infektiv në Tiranë. Report Tv transmetoi pamjet ekskluzive teksa mjekët me veshje mbrojtëse e futën gruan në ambulancë dhe vetëm pak minuta më pas e zbritën duke e rikthyer sërish në reanimacionin e spitalit të Durrësit.

Mësohet se të gjithë mjekët, infermierët dhe personeli mjekësor që u kujdesën për zonjën në fjalë, iu nënshtrua testit për koronavirusin, dhe tamponët u dërguan në laboratorin e Institutit të Shëndetit Publik. Ndërkohë, 4 pjesëtarë të stafit mjekësor që kanë pasur kontakte më të ngushta me 73-vjeçaren, janë vendosur në vetëkarantinë.

Sakaq, në spitalin Infektiv të Tiranës në QSUT ndodhen babë e bir, dy të infektuarit e parë, 28 dhe 54 vjeç, dhe një 31 vjeçar që nuk kishte pasur kontakt me ta por që ishte kthyer pak ditë më parë nga Milano pas një vizite 1 ditore. Dy raste të reja u identifikuan gjatë 24 orëve me koronavirus, një person që ka pasur kontakt me pacientin zero dhe një 78-vjeçar nga Lushnja, të cilët ndodhen në vetëkarantinë nën mbikëqyrjen mjekësore. Gjendja e tyre paraqitet e stabilizuar, thanë autoritetet shëndetësore.

Ndërkaq, edhe 8 të të infektuarit e tjerë, familjarë të babë e bir të cilët ndodhen të vetëkarantinuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa simptoma.

A 73-year-old coronavirus-infected 73-year-old coronavirus man has died in resuscitation at a Durres hospital, marking the first COVID-19 fatality in Albania. The Ministry of Health officially said that the 73-year-old patient confirmed with COVID-19 died from serious complications as a result of several concomitant cardiac and pulmonary diseases.

DURRES – A 73-year-old coronavirus-infected 73-year-old coronavirus man has died in resuscitation at a Durres hospital, marking the first COVID-19 fatality in Albania. The Ministry of Health officially said that the 73-year-old patient confirmed with COVID-19 died from serious complications as a result of several concomitant cardiac and pulmonary diseases. She was suffering from other concomitant diseases: Chronic Cardiac Insuficience, SPOK, Nyha III, Atrial Fibrillation, hypertyreisis, tatus post by pass, and was under medical supervision for several years.

The 73-year-old woman was sent yesterday from Durres infirmary for resuscitation. Her health deteriorated since yesterday evening, so much so that the elderly couldn’t even afford to be transported by ambulance to the Infectious Hospital in Tirana. Report Tv aired the exclusive footage as doctors in protective clothing put the woman in the ambulance and only a few minutes later relocated her back to the reanimation of the Durres hospital.

It is learned that all the doctors, nurses and medical staff who cared for the lady in question were subjected to the coronavirus test, and the tampons were sent to the laboratory of the Institute of Public Health. Meanwhile, four medical staff members who have had a close contact with the 73-year-old have been placed in self-quarantine.

Meanwhile, at the Tirana Infectious Diseases Hospital at QSUT there are a father and son, the first two infected, 28 and 54, and a 31-year-old who had not had contact with them but who had returned from Milan a few days earlier after a visit 1 daily. Two new cases were identified over the course of 24 hours with coronavirus, a person who had contact with a null patient and a 78-year-old man from Lushnja who were self-quarantined under medical supervision. Their condition appears stabilized, health authorities said.

Meanwhile, 8 other infected, father and son families who are self-quarantined at home in good health and without symptoms.