Pentagoni ka publikuar zyrtarisht tre video të shkurtra që tregojnë “objekte ajrore të paidentifikuara”, të cilat më parë ishin shpërndarë nga një kompani private.

Në videot e shkurtëra shihen disa objekte të panjohura fluturuese (UFO), që lëvizin me shpejtësi teksa filmohen nga kamerat infra të kuqe.

Dy nga videot tregojnë pilotët që frikësohen nga shpejtësia me të cilat lëvizin objektet. Një zë në video spekulon se mund të jenë dronë.

Marina pranoi vërtetësinë e videove në shtator të vitit të kaluar. Sipas zëdhënësit të Pentagonit, Sue Gough, ata po i publikojnë tani “në mënyrë që të sqarojnë çdo ide të gabuar nga publike nëse pamjet që kanë qarkulluar në rrjet ishin të vërteta, apo nëse ka apo jo më shumë në video”.

Në një deklaratë, Gough tha:

Pas një rishikimi të detajuar, departamenti ka përcaktuar që publikimi i autorizuar i këtyre videove të paklasifikuara nuk zbulon ndonjë aftësi të ndjeshme apo sistem dhe nuk imponon asnjë hetim të mëvonshëm të ndërhyrjeve ushtarake të hapësirës ajrore nga “objekte të paidentifikuara fluturuese”.
Për marinën tashmë ka udhëzime zyrtare për mënyrën sesi pilotët e saj mund të raportojnë kur ata besojnë se kanë parë UFO të mundshëm.

Videot e marinës u publikuan për herë të parë midis dhjetorit të vitit 2017 dhe marsit të 2018 nga kompania “To The Stars Academy of Arts % Sciences”, e themeluar nga Tom DeLouge, ish-muzikant i bandës së njohur muzikore, Blink-182. Kjo kompani pretendon se studion informacione rreth fenomeve ajrore të panjohura.

Në vitin 2017, një nga pilotët që pa një nga objektet e paidentifikuara në vitin 2004 i tha CNN se objekti në fjalë lëvizi në një mënyrë që nuk mund ta shpjegonte dot.

Ai tha:

Pasi u afrova, objekti flutoroi me shpejtësi drejt jugut dhe u zhduk në më pak se dy sekonda. Kjo ishte jashtëzakonisht e papritur! Fluturoi si një top ping-pongu, që kërcen nga një mur.
Pentagoni ka studiuar më parë regjistrimet filmike të konstatimit të objekteve të panjohura fluturuese, si pjesë e një programi sekret. Programi u lançua në vitin 2007 dhe u mbyll në vitin 2012, sipas Pentagonit, sepse ata vlerësuan se kishte përparësi më të larta që kishin nevojë për fonde.

Burimi: CNN

The Pentagon has officially released three short videos showing “unidentified aerial objects” that had previously been distributed by a private company.

The short videos show some unfamiliar flying objects (UFOs) moving rapidly as they are filmed by infrared cameras.

Two of the videos show pilots being frightened by the speed with which objects move. A voice in the video speculates that they may be drones.

Marina acknowledged the authenticity of the videos in September last year. According to Pentagon spokesman Sue Gough, they are now publishing them “in order to clarify any misconceptions from the public as to whether the footage that has circulated on the network was true, or whether or not there is more to the video.”

In a statement, Gough said:

After a detailed review, the department has determined that the authorized publication of these unclassified videos does not disclose any sensitive capabilities or systems and does not impose any subsequent investigation of military airspace interventions by “unidentified flying objects”.
There are already official guidelines for the navy on how its pilots can report when they believe they have seen potential UFOs.

The navy videos were first published between December 2017 and March 2018 by the company “To The Stars Academy of Arts% Sciences”, founded by Tom DeLouge, former musician of the famous music band, Blink-182. This company claims to be studying information about unknown air phenomena.

In 2017, one of the pilots who saw one of the unidentified objects in 2004 told CNN that the object in question could move in a way he could not explain.

He said:

As I approached, the object flew swiftly toward the south and disappeared in less than two seconds. This was extremely unexpected! It flew like a ping-pong ball, jumping off a wall.
The Pentagon has previously studied film footage of the discovery of unknown flying objects as part of a secret program. The program was launched in 2007 and closed in 2012, according to the Pentagon, because they estimated it had higher priorities that needed funding.

Source: CNN