Nga Liga e Dytë spanjolle, në Turqi. Më tej, në Amerikën Latine. Armando Sadiku është transferimi më i fundit i kuqezinjve, i cili ka zgjedhur vijimin e karrierës për të paktën një vit te Bolivari, skuadra më e titulluar e Bolivisë. Po çfarë detajesh ka tjetër në kontratën e shqiptarit? “Panorama Sport” ka zbuluar ekskluzivisht pagën që do të përfitojë Sadiku në vitin e parë të karrierës në Bolivi.

PAGESA: Nga burime të besueshme, gazeta ka mësuar ekskluzivisht se Armando Sadiku do të përfitojë një pagesë prej 1 milion dollarësh në vit. Një pagesë neto për bomberin e Kombëtares, pa përfshirë edhe klauzola ekstra dhe përfitime dytësore që mund të vijnë nga arritje personale ose edhe kolektive me skuadrën e Bolivarit.

Armando Sadiku do të ketë një peshë të rëndësishme në skuadër, duke qenë se do të zëvendësojë Rikelmen, ish-sulmuesin e larguar me 13 gola në 21 ndeshje. Bomberi i Kombëtares bëri një prezantim fantastik në skuadrën e re, duke qenë se në 30 minuta ku u aktivizua në një ndeshjemiqësore, ia doli që të realizonte dy gola si dhe të asistonte një tjetër.

Sezonin e shkuar, Armando Sadiku ishte pjesë e Malagës në Ligën e Dytë të Spanjës duke bërë një paraqitje fantastike. Sulmuesi shënoi 13 gola në kampionat, në 36 ndeshje që u aktivizua me ekipin spanjoll. Më tej, transferimi i tij në kampionatin turk nuk ishte në nivelet që vetë sulmuesi ka pritur.

Sadiku nuk shënoi asnjëherë në tokën turke në nëntë takime, mes kampionatit dhe Kupës. Në Bolivi, Sadiku do të ketë sfidën për të luajtur në një kontinent tjetër, duke qenë pjesë e Bolivarit e cila është skuadra më e titulluar në vend si dhe për të përballuar edhe vështirësinë e klimës, meqenëse bëhet fjalë për lartësi deri në më shumë se 3000 metra mbi nivelin e detit.

From the Spanish Second League, to Turkey. Further, in Latin America. Armando Sadiku is the latest transfer of the red and blacks, who has chosen to continue his career for at least a year at Bolivar, Bolivia’s most titled team. What other details are there in the Albanian contract? “Panorama Sport” has exclusively revealed the salary that Sadiku will receive in the first year of his career in Bolivia.

PAYMENT: From reliable sources, the newspaper has exclusively learned that Armando Sadiku will receive a payment of 1 million dollars per year. A net payment for the national team bomber, without including extra clauses and secondary benefits that may come from personal or even collective achievement with the Bolivar team.

Armando Sadiku will have a significant weight in the team, as he will replace Rikelmen, the former striker who left with 13 goals in 21 games. The bomber of the National Team made a fantastic presentation to the new team, since in 30 minutes where he was active in a friendly match, he managed to score two goals and assist another.

Last season, Armando Sadiku was part of Malaga in the Spanish Second League making a fantastic appearance. The striker scored 13 goals in the league, in 36 matches that were activated with the Spanish team. Further, his transfer to the Turkish championship was not at the levels that the striker himself expected.

Sadiku never scored on Turkish soil in nine matches, between the championship and the Cup. In Bolivia, Sadiku will have the challenge to play on another continent, being part of Bolivar which is the most titled team in the country as well as to face the difficulty of the climate, since it is about altitude up to more than 3000 meters above sea level.