Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja e 38-vjeçarit Ilir Kuçi në Durrës. Sipas burimeve të nga grupi hetimor viktima rezulton person i dënuar rreth 10 vite më parë peër “moskallzim krimi” dhe “kanosje” si i përfshirë në një sherr banal që ka përfunduar në plagosjen e një personi.

Ndërkaq 38-vjeçari sipas grupit hetimor dyshohet se është i përfshirë në edhe në trafikun e lëndeve narkotike në disa shtete të Europës si Hollandë e Belgjikë. Është pikërisht kjo pista kryesore e hetimeve për ekzekutimin me kallashnikov të Ilir Kuçit ndonëse deri në këtë faze ende nuk janë identifikuar autorët. Deri tani dyshohet se kanë qenë 2 persona me një automjet të cilët kanë finalizuar eleminimin fizik të 38-vjecarit sapo ka dalë nga automjeti i tij.

Për zbardhjen e ngjarjes në zonë janë sekuestruar dhe një numer i konsiderueshëm kamerash sigurie që mund të kenë fiksuar momentin e ekzekutimit apo largimin nga vendngjarja të dy autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor ka kryer sërish verifikime këtë të hënë në vendin e ngjarjes për shkak se diten e djeshme ka hasur vështirësi si pasoje e reshjeve të dendura të shiut.

New details have emerged from the murder of 38-year-old Ilir Kuçi in Durrës. According to Fax News sources from the investigative group, the victim is a person convicted about 10 years ago for “failure to report a crime” and “intimidation” as involved in a banal quarrel that ended in the injury of a person.

Meanwhile, according to the investigative group, the 38-year-old is suspected of being involved in drug trafficking in some European countries such as the Netherlands and Belgium. This is exactly the main track of the investigation for the execution with a Kalashnikov of Ilir Kuçi, although up to this stage the perpetrators have not been identified yet. So far it is suspected that there were 2 people with a vehicle who have finalized the physical elimination of the 38-year-old as soon as he got out of his vehicle.

A considerable number of security cameras were seized to uncover the event in the area, which may have recorded the moment of execution or the departure of the two suspected perpetrators from the scene.

The investigative group has conducted verifications again this Monday at the scene because yesterday it encountered difficulties as a result of heavy rain.