Mediat greke i kanë kushtuar një artikull dokumentit të publikuar nga Brukseli që flet për kufij të rinj në Ballkan, pak muaj para marrjes së Presidencës së Bashkimit Europian nga Rumania. Dokumenti u dërgua nga kryeministri slloven Janez Jansha. Askush nuk ka nevojë që të jetë ekspert në historinë e Ballkanit për të kuptuar se ekzistojnë një numër konfliktesh etnike të pazgjidhura që nuk lejojnë që shtetet dhe popujt të “qetësohen” dhe të përpiqen të ecin përpara, duke lënë pas të kaluarën e përgjakshme. “Ideja për rishikimin e kufijve në Ballkan ka rihapur një debat të gjerë në rajonin problematik, por jo vetëm, pasi shqetësimi ka shkuar deri në Bruksel, të paktën tashmë në sipërfaqe. Mediat greke e cilësojnë idenë e ndryshimit të kufijve në rajon si “bombë”.

Shumë shtete kanë reaguar fuqishëm kundër këtij plani, duke filluar nga Gjermania që është kategorike. Por si u rikthye ideja e ndryshimit të kufijve në Ballkan? Të enjten portali slloven “Necenzurirano.si” publikoi një dokument që pretendon se është kopje e dokumentit. Sipas atij dokumenti propozohet ripërcaktimi i kufirit të Kosovës dhe Serbisë, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi i pjesëve me shumicë shqiptare të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë, mundësia e shkëputjes së Republikës Serbe nga Bosnje e Hercegovina si dhe bashkimi i një pjese të Bosnjës perëndimore me Kroacinë. Në Bashkimin Evropian thanë disa herë se nuk kanë njohuri për një dokument të tillë.

“Sllovenia kërkon seriozisht zgjidhje për zhvillimin e rajonit dhe ardhmërinë evropiane për vendet e Ballkanit Perëndimor, ndërsa pikërisht shkrimet e tilla përpiqen ta pengojnë këtë qëllim”, shkroi ai në rrjetet sociale, ndërkohë që debati vijon.

Burimi: newsbeezer.com |joq.al

 

Greek media have devoted an article to a document published by Brussels that talks about new borders in the Balkans, a few months before Romania took over the Presidency of the European Union. The document was sent by Slovenian Prime Minister Janez Jansha. No one needs to be an expert in the history of the Balkans to understand that there are a number of unresolved ethnic conflicts that do not allow states and peoples to “calm down” and try to move forward, leaving behind a bloody past.

“The idea of ​​reviewing borders in the Balkans has reopened a wide-ranging debate in the troubled region, but not only, as the concern has spread to Brussels, at least already on the surface. Greek media describe the idea of ​​changing the borders in the region as a “bomb”.

Many countries have reacted strongly against this plan, starting with Germany which is categorical. But how did the idea of ​​changing borders in the Balkans come back? On Thursday, the Slovenian portal “Necenzurirano.si” published a document claiming to be a copy of the document.

According to that document, it is proposed to redefine the border of Kosovo and Serbia, the unification of Kosovo with Albania, the unification of the Albanian-majority parts of Montenegro and Northern Macedonia with Albania, the possibility of secession of the Republika Srpska from Bosnia and Herzegovina and the unification of a parts of western Bosnia with Croatia. The European Union has said several times that it has no knowledge of such a document.

“Slovenia is seriously looking for solutions for the development of the region and the European future for the countries of the Western Balkans, while such articles try to prevent this goal,” he wrote on social media, while the debate continues.