Policia greke pasi parandaloi arratisjen nga burgu i Korfuzit të 9 shqiptarëve në fillim të muajit shtator ka zbuluar edhe planin e tyre për të dalë nga qelia, që nuk u realizua, pasi autoritetet e vendit fqinj ndërhynë falë informacioneve që kishin brenda institucionit të vuajtjes së dënimit.

Mediat greke shkruajnë se shqiptarët kishin arritur që të fusnin në qelitë ku po vuanin dënimin armë zjarri, por edhe sende të tjera me qëllim që t’i përdornin për t’u arratisur. Plani i shqiptarëve ishte konkret; të merrnin peng drejtorin e burgut dhe prokurorin për të dalë më pas nga qelia.

Po më pas? Plani ishte i mirë menduar, po sipas medieve greke, pasi shqiptarët kishin planifikuar që nga Korfuzi të arratiseshin me skaf në drejtim të Shqipërisë për t’u zhdukur. Megjithatë skenari mbeti në letër, pasi u zbuluan.

Djali shqiptar hyn me fanellën kuq e zi në autobusin e Beogradit, irritohen serbët

Fotoja e një djali të ri që mbante të veshur një bluzë me simbole shqiptare duke udhëtuar në një autobus në Serbi ka bërë xhiron e ditës pas publikimit në rrjetet sociale. Postimi i fotografisë ka sjellë dhe shumë komente. Në faqen e Facebook “Drejtpërdrejt nga tramvajet dhe autobusët e Beogradit”, u pa në post fotoja në fjalë, ndërsa komentet e bëra, ishin negative dhe pozitive.

Komentet që u shfaqen pas postimit të fotos së djalit:

– Gjithçka është e mundur këtu në Serbi, ne jemi një vend evropian.
– Ai ka të drejtë të veshë atë që dëshiron. Mbi të gjitha, stema nuk është aq e dukshme. Nuk duket sikur ai synon të provokojë.
– Po të mos i kisha lexuar komentet, nuk do ta kisha kuptuar që është stemë shqiptare. Në përgjithësi, më shumë shqetësohem për ata që nuk mbajnë maska në autobus ose i mbajnë nën hundë e flasin në telefon.
Këto janë vetëm disa nga komentet, ndërsa Kurir vë në diskutim situatën që mund të paraqitej në Tiranë nëse dikush do të mbante veshur një fanellë me simbole serbe.

Burimi: Kurir

Greek police, after preventing the escape of 9 Albanians from the Corfu prison in early September, have revealed their plan to leave the cell, which was not realized, as the authorities of the neighboring country intervened thanks to the information they had inside the penitentiary institution. .

Greek media write that the Albanians had managed to enter the cells where they were serving their sentences, firearms, but also other items in order to use them to escape. The plan of the Albanians was concrete; to take the prison director and the prosecutor hostage to then leave the cell.

What next? The plan was well thought out, according to the Greek media, as the Albanians had planned to escape from Corfu by speedboat to Albania to disappear. However, the script remained on paper after it was discovered.