Nuk i bind urdhrit për të ndaluar, aksidenton punonjësin e policisë dhe largohet nga vendngjarja, por kapet brenda një kohe të shkurtër.

I dyshuari është një person me precedent të theksuar kriminal në fushën e armëmbajtjes pa leje dhe heqjen e paligjshme të lirisë.

Rreth orës 12:00 të mesditës së sotme, në aksin rrugor Fushë Krujë-Tiranë, në një nga pikat e kontrollit e ngritura në kuadër të planit të masave, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen e personave në kërkim dhe atyre që lëvizin me armë zjarri, shërbimet e policisë i kanë shenjë një mjeti tip “Audi” për të ndaluar.

Por drejtuesi është larguar me shpejtësi duke aksidentuar punonjësin e Policisë Rrugore, i cili është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë i janë vënë menjëherë në ndjekje dhe e kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Klevis Balloku, 32 vjeç, banues në Fushë Krujë.

I dyshuari ishte shpallur në kërkim në vitin 2012, për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe “Heqja paligjshme e lirisë”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që ndaj Ballokut, materialet iu referuan Prokurorisë së Krujës, për veprime të mëtejshme. /a.y/noa.al

He disobeys the order to stop, injures the police officer and leaves the scene, but is caught within a short time.

The suspect is a person with a strong criminal record in the field of illegal possession of weapons and illegal deprivation of liberty.

Around 12:00 noon today, on the road axis Fushë Krujë-Tirana, in one of the checkpoints set up within the plan of measures, to prevent and crack down on illegality, apprehend wanted persons and those who move with firearms, police services have signaled an “Audi” type vehicle to stop.

But the driver left quickly, injuring the Traffic Police officer, who was taken to hospital, under the care of doctors, out of danger for life.

The police services were immediately put in pursuit and arrested in flagrante delicto the citizen Klevis Balloku, 32 years old, resident in Fushë Krujë.

The suspect was declared wanted in 2012, for the criminal offenses “Illegal possession of weapons” and “Illegal deprivation of liberty”.

The investigative group is at the scene and is working to uncover the event, while against Ballok, the materials were referred to the Kruja Prosecutor’s Office for further action. /a.y/noa.al