Policia e Gjirokastrës ka arrestuar shtetasin Hysen Hasa, pas aksidentit që ndodhi dje në aksinë Krahës-Tepelenë, ku makina e drejtorisë së burgjeve u përplas me një mjet tjetër. Hasa ka qenë drejtues i mjetit të burgjeve, ku ishte dhe një punonjës policie, si dhe dy të paraburgosur. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur 5 persona, 2 të paraburgosurit, punonjësi i policisë, si dhe dy drejtuesit e mjeteve.

“U arrestua në flagrancë shtetasi Hysen Hasa, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Sulejman Shehu, banues ne Anëvjosë, Memaliaj.

Kjo pasi rreth orës 08:10, në aksin rrugor Krahës–Tepelenë, në vendin e quajtur Qesarat, shtetasi Hysen Hasa duke drejtuar mjetin tip “Hyunday”, me targa AA306UN, në pronësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, me të cilën punonjësit e policisë së burgjeve kryenin transportimin e dy të paraburgosurve nga Tirana për në Sarandë, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me targa AA512LM që drejtohej nga shtetasi Sulejman Shehu, ku gjatë përplasjes ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe ka dëmtuar kioskën e shtetasit Nebi Zeqaj, banues në Qesarat.

Nga përplasja e mjeteve janë dëmtuar shtetasit Julian Rexhep Verbofshi, banues në Tiranë, punonjës policie i Dr.Burgjeve, Fatmir Caushi, i paraburgosur, Razit Halili, i paraburgosur, si dhe dy drejtuesit e mjeteve Hysen Hasa dhe Sulejman Shehu, të gjithë jashtë rreziku për jetën.

Shtetasi Julijan Verbofshi u transportua për në Spitalin e Traumës për mjekim më të specializuar, dy të paraburgosurit pasi morën mjekim në Spitalin Rajonal në Gjirokastër dolën të shoqërua nga punonjësit e burgjeve ndërsa shtetasit Hysen Hasa dhe Sulejman Shehu ndodhen të shtruar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani”, në Gjirokastër”, njoftojnë burime nga policia.

 

Gjirokastra police have arrested the citizen Hysen Hasa, following the accident that happened yesterday in the Krahës-Tepelena axis, where the car of the prison directorate collided with another vehicle. Hasa was in charge of the prison facility, which included a police officer and two detainees. As a result of the accident 5 people were injured, 2 inmates, police officer and two drivers.

“Citizen Hysen Hasa, a resident of Tirana, was arrested in flagrance and referred to the Prosecutor’s Office near the Gjirokastra Court of First Instance for citizen Sulejman Shehu, resident of Anvjosa, Memaliaj.

This was after about 08:10, at the Krahës-Tepelena road axis, in the place called Qesarat, citizen Hysen Hasa driving a vehicle type “Hyunday”, with license plates AA306UN, owned by the General Directorate of Prisons, prison police transported two pre-detainees from Tirana to Saranda, collided with a Benz vehicle, with AA512LM license plates, driven by citizen Sulejman Shehu, who lost control of the vehicle while crossing the road and damaged the kiosk. of citizen Nebi Zeqaj, resident in Caesars.

The collision damaged citizens Julian Rexhep Verbofshi, a resident of Tirana, a police officer of Dr. Burgues, Fatmir Caushi, detainee, Razit Halili, detainee, as well as two drivers Hysen Hasa and Sulejman Shehu, all out of danger. for life.

Citizen Julijan Verbofshi was transported to Trauma Hospital for more specialized treatment, two detainees after receiving treatment at Gjirokastra Regional Hospital were escorted by prison staff while Hysen Hasa and Sulejman Shehu were hospitalized at Omer Nishani Regional Hospital. “, In Gjirokastra,” police sources said.