Miqësorja mes Uellsit dhe Shqipërisë përfundoi me rezultatin 0-0.
Por, përtej rezultatit, një fragment ka tërhequr vëmendjen e mediave të huaja që kishte të bënte pikërisht me incidentin që shkaktoi një lojtar uellsian ndaj teknikut italian Edi Reja në minutën e 58-të ndeshjes.

E gjitha ndodhi pas një dyluftimi në mesfushë mes Manajt dhe Davies, ku ky i fundit ka shtyrë sulmuesin e kombëtares sonë në afërsi të stolit kuqezi dhe për pasojë ka rrëzuar edhe trajnerin Reja.

Tekniku italian reagoi menjëherë dhe u shfaq i nervozuar për veprimin e lojtarit të Uellsit. Davies u ndëshkua me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Manajt, ndërkohë që momenti i incidentit me trajnerin e Shqipërisë është bërë viral në rrjetet sociale.

The friendly between Wales and Albania ended with the result 0-0.
But, beyond the result, a fragment has attracted the attention of foreign media that had to do exactly with the incident that caused a Welsh player against the Italian coach Edi Reja in the 58th minute of the match.

It all happened after a duel in midfield between Manaj and Davies, where the latter pushed the striker of our national team near the red and black bench and consequently knocked down coach Reja.

The Italian coach reacted immediately and appeared nervous about the Welshman’s action. Davies was punished with a yellow card for wrongful interference against Manaj, while the moment of the incident with the coach of Albania has gone viral on social networks.