Të gjithë e dimë sa shpejt ndryshoi bota në 2020-ën dhe brenda një nate, rutina jonë s’ishte më ajo që njihnim. Gjithsesi, jemi thuajse në fund të vitit dhe sytë i kemi nga 2021. Jemi para një tjetër të panjohure, por sipas astrologjisë, thuhet se ky vit do të jetë goxha shpresëdhënës, prandaj niseni me optimizëm.

Gjithë ngjarjet astrologjike për 2021-in lidhen me bashkëpunim, kreativitet dhe fillime të reja. Çfarë do të thotë kjo?

Bashkimi “hyjnor”: Jupiteri dhe Saturni në Ujor – Kur themi “bashkimi hyjnor” e kemi fjalën për dy planetë që takohen bashkë në të njëjtën pikë të qiellit. Në këtë rast, kemi Jupiterin dhe Saturnin. Astrologët e konsiderojnë si ngjarje të madhe sepse hera e fundit kur ka ndodhur diçka e tillë ka qenë fillimi i viteve 1400. Sipas tyre, ky event qiellor na fut në një rreth me mundësi të reja, inovacione, lidhje dhe shpresë!

Eklipset e ardhshme – Eklipset sjellin kohëra ndryshimesh! Ndodhin kur Dielli, Hëna dhe Toka rreshtohen në shumë mënyra, duke dhënë mesazhe të ndryshme për planetin tonë. Nga maji i 2021 deri në janar të 2022 do të kemi eklipse në shenjën e Binjakëve dhe Shigjetarit. Shigjetari përfaqëson potencialin dhe optimizmin, gjë që do të na bëjë të marrim prej energjisë së tij dhe të përdorimin maksimalisht imagjinatën tonë.

Nga ana tjetër energjia e Binjakëve do të shpërndajë kureshtje, humor, qejf, por kjo s’do të thotë që gjërat do të shkojnë vaj. Për të arritur deri këtu duhet të ndryshojmë sjelljen, të shohim me kujdes gjërat që kemi besuar dhe të pranojmë të mësojmë nga njëri- tjetrit.

Afërdita dhe Marsi do të bashkojnë forcat – Në 2020-ën, Marsi dhe Afërdita ishin në prapavijë. Gjërat shkuan më ngadalë, por kjo i përket të shkuarës tani. Në 2021-in, Afërdita dhe Marsi nuk do të jenë në prapavijë dhe kjo parashikon; marrëdhënie harmonike, kreativitet dhe kohë argëtuese. Është fiks një rikthim i dy energjive të kundërta.

 

We all know how quickly the world changed in 2020 and overnight, our routine was no longer what we knew it was. Anyway, we are almost at the end of the year and we have our eyes on 2021. We are in front of another unknown, but according to astrology, it is said that this year will be quite hopeful, so start with optimism.

All astrological events for 2021 are associated with collaboration, creativity and new beginnings. What does this mean?

“Divine” union: Jupiter and Saturn in Aquarius – When we say “divine union” we mean two planets that meet at the same point in the sky. In this case, we have Jupiter and Saturn. Astrologers consider it a great event because the last time something like this happened was in the early 1400s. According to them, this celestial event puts us in a circle with new opportunities, innovations, connections and hope!

Upcoming Eclipses – Eclipses bring times of change! They occur when the Sun, Moon and Earth line up in many ways, giving different messages to our planet. From May 2021 to January 2022 we will have eclipses in the sign of Gemini and Sagittarius. Sagittarius represents potential and optimism, which will make us take from his energy and make the most of our imagination.

Gemini energy on the other hand will spread curiosity, humor, fun, but that does not mean that things will go oily. To get here we need to change our behavior, look carefully at the things we have believed in, and agree to learn from each other.

Venus and Mars will join forces – In 2020, Mars and Venus were in the background. Things went slower, but that’s a thing of the past now. In 2021, Venus and Mars will not be in the background and that predicts; harmonious relationships, creativity and fun time. It is fixed a return of two opposite energies.