Elbasani ngjan mbrëmjen e sotme si një qytet në mes të Siberisë. Prej dekadash, qyteti nuk ka njohur stuhi dëbore si kjo që po përjeton aktualisht. Jo se në qytet nuk ka rënë dëborë apo nuk ka pasur ngrica. Por zakonisht këto kanë qenë të ndara. Ose ka rënë dëborë normalisht, ose ka bërë ngricë.

Por sonte situata ndryshon. Jashtë bien stuhi dëbore ndërsa fryn vazhdimisht erë e acartë. Për shkak të erës, që fryn dhe që vjen direkt nga malet, temperatura në qytet ka zbritur nën zero. Ngrica ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe po sjell probleme.

Por nuk mbaron me kaq. Acari në Elbasan do të vazhdojë, madje më keq akoma. Nga nesër, e diel 14 shkurt, temperatura në qytet do të jetë -5 gradë Celsius, të hënën -8, të martën -9, të mërkurën -8 dhe të enjten -1 gradë. Moti pritet të ngrohet vetëm nga e premtja. Në zonat malore termometri pritet të shënojë më shumë se -15 gradë nën zero.

Të hënën dhe të martën pritet të mos ketë reshje. Por temperaturat e ulëta do të bëjnë që bardhësia e dëborës të mbretërojë kudo.

Gjithsesi le të ngushëllohemi me thënien e vjetër se kur bie borë dhe bën ftohtë, vjen një verë dhe vit i mbarë!

Elbasan resembles tonight as a city in the middle of Siberia. For decades, the city has not known a snowstorm like the one it is currently experiencing. Not that there was no snow or frost in the city. But usually these have been separate. Either it snowed normally, or it froze.

But tonight the situation changes. Snowstorms fall outside as the bitter wind constantly blows. Due to the wind, which blows and comes directly from the mountains, the temperature in the city has dropped below zero. The frost has hampered vehicle traffic and is causing problems.

But it does not end there. The frost in Elbasan will continue, even worse. From tomorrow, Sunday 14 February, the temperature in the city will be -5 degrees Celsius, on Monday -8, on Tuesday -9, on Wednesday -8 and on Thursday -1 degrees. The weather is expected to warm up only from Friday. In mountainous areas the thermometer is expected to mark more than -15 degrees below zero.

No precipitation is expected on Monday and Tuesday. But low temperatures will cause snow whiteness to reign everywhere.

Anyway let’s take comfort in the old saying that when it snows and gets cold, a summer and a happy year come!