Një polic libanez u vra në përleshjet me demonstruesit në Beirutin qendror pasditen e sotme, tha një zëdhënës i policisë.

Protestat kundër qeverisë në pushtet kanë lënë gjithashtu më shumë se 100 njerëz të plagosur dhe dhjetra të shtruar në spital.
Efektivi i policisë ndërroi jetë pasi ra nga një ndërtesë aty pranë, teksa po ndiqej nga protestuesit.
Fillimisht protestuesit pushtuan Ministrinë e Jashtme.

Ndërkohë po trajtohen 117 persona që kanë marrë lëndime gjatë protestës.

Qytetarët libanezë janë të zemëruar me qeverinë aktuale dhe e fajësojnë atë drejtpërdrejt si shkaktare të tragjedisë që i ka marrë jetën të paktën 158 personave, ndërsa qindra mijëra të tjerë kanë mbetur të pastrehë. Disa prej protestuesve po kërkojnë që të qeverisen nga shtetet e huaja, pasi e kanë humbur besimin te qeveria.

 

A Lebanese policeman was killed in clashes with demonstrators in central Beirut this afternoon, a police spokesman said.

Protests against the ruling government have also left more than 100 people injured and dozens hospitalized.
The police officer died after falling from a nearby building, while being chased by protesters.
Protesters initially occupied the Foreign Ministry.

Meanwhile, 117 people who were injured during the protest are being treated.

Lebanese citizens are angry with the current government and blame it directly as the cause of the tragedy that has claimed the lives of at least 158 ​​people, while hundreds of thousands more have been left homeless. Some of the protesters are seeking to be governed by foreign states, as they have lost faith in the government.