Një 25 vjeçar shqiptar me profesion inxhinier ka mbetur i vdekur për shkak të një aksidenti automobilistik në Ekali të Athinës.

Mediat greke bëjnë me dije se shkaktar i aksidentit është një 19-vjeçar, i cili shkeli rregullat e qarkullimit rrugor teksa drejtonte një makinë luksoze me shpejtësi.

I riu shqiptar ishte duke drejtuar një motorçikletë teksa u përplas nga një makinë “Mercedes GLE”, ku në timon ishte djali 19-vjeçar i një pronari të njohur të anijeve në Greqi.

Mediat greke nuk bëjnë të ditur emrin e biznesmenit në fjalë, ndërsa theksojnë se 19-vjeçari ishte duke u kthyer nga palestra kur ka shkelur shenjën “STOP” duke ecur me shpejtësi në drejtim të motorçikletës së drejtuar prej të riut shqiptar.

Pas aksidentit, 19-vjeçari u arrestua dhe policia ka marrë monstrat e gjakut për të kuptuar nëse greku ishte apo jo nën efektin e drogërave apo alkoolit.

Në një reagim për “Protothema”, familja e të riut shqiptar është shprehur se presin përfundimin e hetimeve për ngjarjen tragjike.

“Ai ishte tepër i ri për t’u përballur me vdekjen. Kishte ëndrra që u prenë në mes. Presim përfundimin e hetimeve për të dalë më pas me një qendrim për atë që na ka ndodhur”, shprehen familjarët.

A 25-year-old Albanian by profession has died due to a car accident in Ekali, Athens.

Greek media suggest that the cause of the accident is a 19-year-old, who violated traffic rules while driving a luxury car at speed.

The young Albanian was riding a motorcycle when he was hit by a “Mercedes GLE” car, where at the wheel was the 19-year-old son of a well-known ship owner in Greece.

Greek media do not disclose the name of the businessman in question, while emphasizing that the 19-year-old was returning from the gym when he violated the “STOP” sign, walking fast in the direction of the motorcycle driven by the young Albanian.

After the accident, the 19-year-old was arrested and police have taken blood samples to find out whether or not the Greek was under the influence of drugs or alcohol.

In a reaction to “Protothema”, the family of the young Albanian said that they are waiting for the end of the investigation into the tragic event.

“He was too young to face death. There were dreams that were cut in half. “We are waiting for the end of the investigation to come out later with an attitude about what happened to us”, say the family members.