Ndërsa hetuesit po përpiqen të hedhin dritë mbi rastin e vdekjes së 23-vjeçares, Evgjeni Baxho që humbi jetën në rrethana misterioze në Tiranë, Pranvera Xhafa, njohëse e ezoterizmit dhe okultizmit ka hedhur disa dyshime të reja se çfarë mund të shpjegojnë simbolet me ngjyrë të kuqe si mavi që u gjetën në trupin e të resë.

Sipas Xhafës, simboli është vendosur në pjesën prapa pasi aty ndodhet muskuli kryesor i trupit dhe se ky është një simbol demonik satanik, qoftë nga ngjyra, qoftë nga mënyra si janë vendosur, pasi ngjyra mavi tregon djallin dhe luciferin që është biri i djallit.

“Gjërat që ne mendojmë se janë të fshehta ekzistojnë. Kjo më ka bërë mua të fillojë të mësojë si për shembull një lule ka një kuptim. Domethënë nga errësira në dritë, është e fshehur dhe t’i duhet ta nxjerrësh.

Duke menduar që trupi është një sekret i madh dhe duke parë edhe simbolet që i janë vendosur vajzës që ka pasur atë vdekjen e çuditshme. Simboli i vendosur nga pjesa prapa aty ndodhet muskuli kryesor i trupit që ndikon drejtëpërdrejtë.

Ky është një simbol demonik satanik, qoftë nga ngjyra, qoftë nga mënyra si janë vendosur. Ngjyra mavi tregon djallin dhe luciferin që është biri i djallit”, tha Pranvera Xhafa.

Më tej, ajo ka deklaruar se gjithashtu ka gjasa që vajza t’i jetë nënshtruar një rituali, i cili lejon të shfaqen sëmundje.

Sipas Xhafaj, po ta lidhësh me alfabetin e vjetër paganë runa del që simbolet të tregojnë se Baxho ka pasur marrëdhënie me një femër, por nuk është konsoliduar.

“Nëse t’i vendos një simbol demonik në trup, vetvetiu energjia jote zbehet. Që do të thotë ekzistojnë demonët apo engjëjt ekzistojnë, po jo shumë njerëz duan t’i pranojnë. Që ti ti shohësh duhet të kontaktosh.

Ka gjasa që vajza t’i jetë nënshtruar një rituali. Forma përcakton stilin e jetës, nëse shkatërrohet materia shpirti ikën. Nëse ti gjatë gjithë kohës e nënshtron dhe shtyp shpirtin tënd do të shfaqet në sëmundje.

Kjo u tha që kishte infeksionin e dhëmballës i bie që ka pas sëmundje të tjera që nuk i përballoi dot.

Nëse e marrim primare, runat është një alfabet i vjetër që përshkruan ritualet pagane që nuk kishin lidhje me satanizmin. Nëse e shikon të tërin kupton që sheh dashurinë e një femre tjetër pra mes dy femrave, po fakti që nuk është i mbyllur në fund tregon që marrëdhënia nuk është konsoliduar.

Varet që kush ka qenë personi që i ka bërë, çfarë psikopati mund të jetë, se mund të mos jetë fare ajo që ne themi, thjesht i ka parë në internet dhe i ka bërë”, u shpreh ajo.

As investigators try to shed light on the case of the death of 23-year-old Evgjeni Baxho, who lost his life in mysterious circumstances in Tirana, Pranvera Xhafa, a connoisseur of esotericism and the occult, has raised some new doubts about what the colored symbols may explain. red as blue found on the body of the cloud.

According to Xhafa, the symbol is placed on the back because the main muscle of the body is located there and that this is a satanic demonic symbol, either by color or by the way they are placed, as the color blue indicates the devil and Lucifer who is the son of the devil.

“Things we think are secret exist,” he said. This has made me start learning how for example a flower has a meaning. That is, from darkness to light, it is hidden and you have to bring it out.

Thinking that the body is a big secret and even seeing the symbols placed on the girl who had that strange death. The symbol placed from the back there is located the main muscle of the body that directly affects.

This is a satanic demonic symbol, either by color or by the way they are placed. The color blue shows the devil and the lucifer who is the son of the devil “, said Pranvera Xhafa.

She further stated that it is also possible that the girl has undergone a ritual, which allows diseases to appear.

According to Xhafaj, if you connect it with the old pagan runa alphabet, it turns out that the symbols show that Baxho had a relationship with a woman, but was not consolidated.

“If you put a demonic symbol on your body, your energy automatically diminishes. Which means there are demons or angels, but not many people want to accept them. To see you you have to contact.

The girl may have undergone a ritual. Form determines the lifestyle, if matter is destroyed the soul escapes. If you constantly subdue and oppress your soul it will appear in sickness.

It was said that he had a tooth infection and that he had other diseases that he could not cope with.

If we take it primary, runes is an old alphabet depicting pagan rituals unrelated to Satanism. If you look at it all, you realize that you see the love of another woman, that is, between two women, but the fact that it is not closed at the end shows that the relationship has not been consolidated.

“It depends on who the person who made them was, what psychopathy he may be, that he may not be what we say at all, he just saw them on the internet and did them,” she said.