Bledi Gonxhe, drejtor i DPSHTRR , tha se kush e ka bërë kolaudimin e makinës brenda 2020, tashmë do ta ribëjë atë në vitin 2022. Kjo vjen pas vendimit që hyn në fuqi në janarin e ardhshëm, ku kolaudimi nuk do të bëhet më 1 herë në vit, por 1 herë në dy vjet.

“Ne menduam që ta bëjmë kohën e vlefshmërisë së certifikatës dy vjet nga një dhe po ashtu kemi diskutuar këto ditë që të jetë e vlefshme për të gjitha kolaudimet e bëra në vitin 2020. Kjo do të thotë që çdo përdorues mjeti që ka bërë kolaudimin korrekt brenda datës në vitin 2020 pa penalitete, në kuptimin që nuk e ka lënë pa bërë kolaudimin në vitin 2020, ka paguar taksat e automjetit dhe ka kryer kolaudimin pavarësisht se e ka bërë në janar, shkurt, mars apo dhjetor do të vijë në vitin 2022.

Kjo është e rëndësishme dhe besoj se është një e mirë për të gjithë ata që kanë një automjet. Në radhë të parë kjo iu jep dorë të gjithë atyre që kanë më pak kohë dhe mundësi për të qëndruar në radhë. Megjithatë ka dhe një shqetësim që lidhet me një pjesë të opinionit e cila thotë që mos abuzohet me këto dy vjet dhe makinat mos janë të dëmtuara etj.

Për këtë arsye ne do të shtojmë kontrollin rrugor. Nuk duhet të trembet njeri, ky kontroll do të jetë i informatizuar. Do të jetë Task Forca e Transportit Rrugor për mjetet mbi 3.5 ton që është me mjete të specializuara dhe Policia Rrugore, të cilat do të jenë më të vëmendshme në vitin 2021 për shkak të këtij lirimi që ne po bëjmë”,u shpreh Gonxhe.

Bledi Gonxhe, director of DPSHTRR, said that whoever did the testing of the car within 2020, will now do it again in 2022. This comes after the decision that enters into force next January, where the testing will not be done once more per year, but once every two years.

“We thought of making the validity period of the certificate two years from one and we have also discussed these days that it is valid for all tests done in 2020. This means that every user of the vehicle who has done the test correctly within the date in 2020 without penalties, in the sense that he did not leave without testing in 2020, paid vehicle taxes and performed testing despite having done it in January, February, March or December will come in 2022 .

This is important and I believe it is a good one for anyone who owns a vehicle. In the first place it gives up all those who have less time and opportunity to stay in the queue. However, there is a concern related to a part of the public which says not to be abused for these two years and the cars are not damaged, etc.

For this reason we will increase road control. No one should be afraid, this control will be computerized. It will be the Road Transport Task Force for vehicles over 3.5 tons that is with specialized vehicles and the Traffic Police, which will be more attentive in 2021 due to this release that we are making “, said Gonxhe.