Nuk gjenden fjalë për të përshkruar dramën që ka ngjarë në familjen “Buzo” në Elbasan.

Para dy ditësh Covid-i i mori jetën të atit dhe vetëm 24 orë më pas të birit Julian Buzo.

Asgjë nuk e justifikon vdekjen, por ndërsa babai i Julit vuante nga sëmundje të tjera që u përkeqësuan nga Covidi, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për Julin i cili ishte një djalë i shëndetshëm dhe pa asnjë sëmundje tjetër.

Këto fakte e bëjnë akoma më misterioz e madje të paparashikueshëm infektimin me Covid të çdo lloj moshe.

Tashmë kjo “flamë” nuk po kursen as të rinj, as ata që nuk ka asnjë sëmundje siç ishte justifikuar deri më tani.

Julian Buzo, 35-vjeç ishte djalë mjaft i sjellshëm që e donte jetën dhe profesionin e tij të montazhierit. Ai ishte bashkëshort i gazetares së njohur, Odeta Gjevori.

Për disa kohë ai punoi në Elbasan dhe më pas në Tv Klan si montazhier. Në muajin janar çifti Odeta Gjevori dhe Julian Buzo u shtuan me një vajzë duke kurorëzuar dashurinë e tyre disavjeçare. Ardhja në jetë e vajzës solli mjaft gëzim në familje. Por gjithçka ndryshoi vetëm pak ditë më pas.

Ky ishte fati i jetës. Megjithatë Julian Buzo do të kujtohet përgjithminë nga familja, më të dashurit dhe komuniteti i gazetarëve në Elbasan.

There are no words to describe the drama that happened in the “Buzo” family in Elbasan.

Two days ago Covid took the life of his father and only 24 hours later his son Julian Buzo.

Nothing justifies death, but while Juli’s father was suffering from other illnesses that were exacerbated by Covid, the same cannot be said of Juli who was a healthy boy and without any other illness.

These facts make Covid infection of any age even more mysterious and even unpredictable.

Now this “flame” is not sparing neither young people, nor those who do not have any disease as was justified until now.

Julian Buzo, 35, was a very kind boy who loved his life and his profession as an editor. He was the husband of the well-known journalist, Odeta Gjevori.

For some time he worked in Elbasan and then in TV Klan as an editor. In January, the couple Odeta Gjevori and Julian Buzo were added with a girl, crowning their love of several years. The birth of the girl brought a lot of joy to the family. But everything changed only a few days later.

This was the fate of life. However, Julian Buzo will be remembered forever by his family, loved ones and the community of journalists in Elbasan.