Aksident tragjik në rrugën Elbasan-Tiranë, humbin jetën dy vajza në gjendje kritike dy të tjera.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mbrëmjes në afërsi të tunelit të Kërrabës. Një makinë tip ‘Benz’ më targa AB 209 AD ka goditur nga pas një makinë tip ‘volkswagen’, me targa AA 409 VE.
Në mjetin tip ‘volkswagen’ udhëtonin 4 vajza, ndërsa përplasja ka qenë aq e fortë sa makina është shkatërruar plotësisht dhe të katra kanë mbetur të bllokuara në mjet.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses me mjetet prerëse që të bënin të mundur nxjerrjen e tyre nga mjeti i dëmtuar.
Vajzat kanë dalë me shenja jete dhe janë dërguar në spitalin e Elbasanit, por dy prej tyre nuk kanë mundur të mbijetojnë duke humbur jetën në spital. Dy të plagosurat e tjera janë në gjendje kritike për jetën, ku njëra është dërguar te Trauma në Tiranë dhe tjetra ndodhet ende në spitalin e Elbasanit.
Dy viktimat ishin pasagjere të ulura në sediljen e pasme dhe kanë marrë dëmtimet më të mëdha nga përplasja duke ndërruar jetë sapo mbërritën në spital për shkak të plagëve të rënda.
Shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara dhe gjendja e dehur e drejtuesit të mjetit tip “Benzi” Behar Pema, 58 vjeç, i cili ka përplasur nga pas makinën me të cilën udhëtonin vajzat. 58-vjeçari drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 093 mg/l testi i parë dhe 0.99 mg/ l testi i dytë. Ai është arrestuar nga policia.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti të rëndë.

 


Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në dalje të tunelit të Krrabës, mjeti tip “Benz”, dyshohet se ka goditur mjetin tip “Volkswagen”, ku udhëtonin 4 shtetase.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë bërë e mundur nxjerrjen nga mjeti të 4 shtetasve të cilit ishin të bllokuar, të cilat u transportuan menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, ku 2 shtetase si pasojë e palagëve të marra kanë ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e shkakut të aksidentit.

 

Tragic accident on the Elbasan-Tirana road, two girls lost their lives in critical condition, two others.
The incident took place in the early hours of the evening near the Kërraba tunnel. A ‘Benz’ car with AB 209 AD license plates hit a ‘Volkswagen’ car with AA 409 VE license plates.
The ‘volkswagen’ vehicle was carrying 4 girls, while the collision was so strong that the car was completely destroyed and all four were trapped in the vehicle.

The fire brigade had to intervene with the cutting tools to make it possible to remove them from the damaged vehicle.

The girls showed signs of life and were sent to the hospital in Elbasan, but two of them could not survive losing their lives in the hospital. The other two injured are in critical condition, where one was sent to Trauma in Tirana and the other is still in the hospital of Elbasan.

The two victims were passengers sitting in the back seat and received the most injuries from the collision dying as soon as they arrived at the hospital due to severe injuries.
The cause of the accident is suspected to have been speeding and the drunken state of the driver of the vehicle type “Benzi” Behar Pema, 58 years old, who crashed from behind the car with which the girls were traveling.

The investigative group is working to clarify the circumstances of this serious accident.


Elbasan / Preliminary information

On the Tirana-Elbasan road axis, at the exit of the Krraba tunnel, a “Benz” type vehicle is suspected to have hit a “Volkswagen” type vehicle, where 4 citizens were traveling.

Police and fire services have made it possible to get out of the vehicle of 4 citizens who were trapped, who were immediately transported to the hospital for medical assistance, where 2 citizens as a result of the received injuries have died in hospital.

The investigation team is at the scene and is working to clarify and clarify the cause of the accident.