Dy ditë pasi që një 57-vjeçare nga fshati Pataqan i Epërm i Rahovecit ndërroi jetë si pasoje e koronavirusit, sot ka vdekur edhe bashkëshorti i saj, i cili po ashtu ishte i infektuar me COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, i pari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili tha se i ndjeri ishte 70-vjeçar dhe se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 19:30.

“Po është e vërtetë. Varrimi është sot në 19:30. Pensioner është i lindur në vitin 1950, pra 70-vjeçar. Ndërsa bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë pardje dhe ka qenë e vitit 1963, që të dy kanë qenë të konfirmuar me Covid por sigurisht kanë pasur edhe sëmundje dhe probleme të tjera shëndetësore”, deklaroi Latifi për lajmi.net.

Lajmi.net merr vesh se dy javë më parë çifti kishte qenë prezent në një dasmë ku edhe dyshohet se janë infektuar me koronavirus.

Two days after a 57-year-old woman from the village of Pataqan i Epërm in Rahovec died as a result of a coronavirus, her husband, who was also infected with COVID-19, died today.

This was confirmed for lajmi.net by the mayor of Rahovec, Smajl Latifi, who said that the deceased was 70 years old and that his funeral will take place today at 19:30.

“Yes it is true. The funeral is today at 7:30 p.m. The pensioner was born in 1950, that is, 70 years old. “While his wife passed away the day before yesterday and it was 1963, both of them were confirmed with Covid, but of course they also had diseases and other health problems”, declared Latifi for lajmi.net.

Lajmi.net learns that two weeks ago the couple was present at a wedding where they are suspected of being infected with coronavirus.