Policia greke në një deklaratë të bërë publike sot, tha se një plazhiste britanike që u vra dje nga një motoskaf i shpejtë teksa notonte në plazhin e Korfuzit, ishte 60-vjeçarja Claire Glatman, gruaja e milionerit britanik të pronave Mark Glatman.

Ajo u godit në mënyrë fatale teksa notonte në plazhin Avlaki në Korfuz, teksa trupi i saj u zbulua nga një tjetër plazhist mëngjesin e djeshëm.

Ironikisht tre shtetas të tjerë britanikë po kërkohen në lidhje me incidentin, të cilat ashtu si dhe Glatman kanë shtëpi private pushimi në ishull, raportonin mediat vendase.

Motoskafi i përfshirë në incident raportohet se ishte gjetur i braktisur në një plazh aty pranë dhe tashmë po hetohet nga autoritetet. Zonja Glatman nga Bedale në Britani, ishte në pushime me të shoqin Mark, 63 vjeç, dhe dy bijat e mëdha. Ajo ka gjithashtu dy djem, të cilët nuk kishin fluturuar në drejtim të Greqisë.

Mjeku ligjor Ioannis Aivatidis tha se zonja Glatman kishte pësuar plagë të shumta në krahë, gjoks, bark dhe në pjesën e sipërme të këmbës së djathtë. Ai shtoi se goditja e motobarkës kishte e qenë e fortë dhe viktima kishte vdekur vetëm disa momente më vonë.

Greek police in a statement made public today, said a British beachgoer who was killed yesterday by a speedboat while swimming on the beach of Corfu, was 60-year-old Claire Glatman, the wife of British property millionaire Mark Glatman.

She was fatally hit while swimming on Avlaki beach in Corfu, as her body was discovered by another beachgoer yesterday morning.

Ironically three other British nationals are wanted in connection with the incident, who like Glatman have private holiday homes on the island, local media reported.

The motorboat involved in the incident was reportedly found abandoned on a nearby beach and is already being investigated by authorities. Mrs. Glatman from Bedale in Britain, was on vacation with her husband Mark, 63, and two older daughters. She also has two sons, who had not flown to Greece.

Forensic doctor Ioannis Aivatidis said Ms. Glatman had suffered multiple injuries to her arms, chest, abdomen and upper right leg. He added that the impact of the motorboat had been strong and the victim had died just moments later.