Tre persona që shpërndanin lëndë narkotike janë arrestuar në Elbasan.

Sipas drejtorisë së Policisë Elbasan u arrestuan U. P., 48 vjeç, banues në Elbasan, D. P. 48 vjeç, Cërrik dhe A. K., 39 vjeçe, banuese në Elbasan.

Këtyre të fundit, nga kontrolli i ushtruar u është sekuestruar 162 doza heroinë, 4 doza kokainë, 41 doza kanabis dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin lëndës narkotike.

Tre personat e arrestuar shpërndanin lëndë narkotike në qytetin e Elbasanit

Komunikata e Drejtorisë së Policisë Elbasan

Vijojnë goditjet e njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Finalizohet me sukses operacioni policor i kodur “Weekend”.

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale në DVP Elbasan.

Vihen në pranga nga Policia 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Sekuestrohen 162 doza heroinë, 4 doza kokainë, 41 doza kanabis dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin lëndës narkotike.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan, në bashkëpunim me Forcat Operacionale, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Weekend”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

U. P., 48 vjeç, banues në Elbasan, D. P. 48 vjeç, Cërrik dhe A. K., 39 vjeçe, banuese në Elbasan.

Arrestimi i tyre u bë pasi mbi bazën e informacioneve të siguruara se këta shtetas merreshin me shpërndarjen e drogave në doza të vogla, shërbimet e Policisë kanë nderhyrë në banesën e shtetasit U. P., ku ndodheshin të tre shtetasit e arrestuar dhe gjatë kontrollit të ushtruar, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 162 gramë heroinë, 4 gramë kokainë, 41 gramë kanabis dhe një peshore elektronike që përdorej për peshimin e dozave të lëndës narkotike.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme procedurale.

Three people distributing narcotics were arrested in Elbasan.

According to the Elbasan Police Directorate, U. P., 48 years old, resident in Elbasan, D. P. 48 years old, Cërrik and A. K., 39 years old, resident in Elbasan were arrested.

The latter were seized from the control exercised 162 doses of heroin, 4 doses of cocaine, 41 doses of cannabis and an electronic scale used for weighing narcotics.

The three arrested persons were distributing narcotics in the city of Elbasan

Communication of the Elbasan Police Directorate

Successive crackdowns on criminal activity in the field of narcotics follow.

The police operation codenamed “Weekend” is successfully finalized.

Operation conducted by the Narcotics and Illegal Trafficking Investigation Section, in cooperation with the services of the Special Operational Force in DVP Elbasan.

3 citizens who exercised this criminal activity are handcuffed by the Police.

162 doses of heroin, 4 doses of cocaine, 41 doses of cannabis and an electronic scale used for weighing narcotics were seized.

Specialists for Investigation of Narcotics and Illegal Trafficking in DVP Elbasan, in cooperation with the Operational Forces, following the work to crack down on criminal activity of distribution of hard drugs, based on information provided through operational channels, successfully developed and finalized the police operation codenamed “Weekend”, in the framework of which the citizens were arrested in flagrante delicto:

U. P., 48 years old, resident in Elbasan, D. P. 48 years old, Cërrik and A. K., 39 years old, resident in Elbasan.

Their arrest was made after on the basis of information provided that these citizens were involved in the distribution of drugs in small doses, the Police services intervened in the apartment of the citizen UP, where the three arrested citizens were and during the control, found and seized as material evidence 162 grams of heroin, 4 grams of cocaine, 41 grams of cannabis and an electronic scale used to weigh narcotics doses.

The investigative materials were forwarded to the Prosecution at the Elbasan Court of First Instance, for further procedural actions.