Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptar ka qenë një grua e quajtur Monika Luarasi e cila në vitin 2017 ka pësuar një aksident të frikshëm. Dikush e shtypi atë me makinë para Presidencës dhe ka luftuar me jetën për javë me radhë. Ajo ka rrëfyer në studio historinë e saj të dhimbshme dhe përjetimet gjatë asaj periudhë kohe.

Monika Luarasi: Jam fëmija i tretë. Jam rritur me shumë përkujdesje nga prindërit dhe kam patur një fëmijëri të mirë. Më pas u martova po mirë dhe linda dy fëmijë të mrekullueshëm, kisha një punë shumë të mirë dhe çdo gjë shkonte mrekullueshëm derisa erdhi një moment që gjithçka u përmbys. Ishte 16 Marsi i vitit 2017 unë kam pësuar një aksident shumë të rëndë. Dilja nga puna, ku punoja në Universitetin Politeknik dhe para Pallatit të Kongreseve përballë Presidencës më përplasi një makinë. Njerëzit që më shikonin menduan se kisha vdekur. Vjen ambulanca e spitalit të traumës dhe shyqyr Zotit që erdhi ajo sepse unë isha pa jetë, me frymëmarrje artificiale, me oksigjen më dërgojnë në spital.

Ardit Gjebrea: Kjo ngjarje ka bërë bujë dhe në media.

Monika Luarasi: Po. Pasi kam shkuar në spital unë kam bërë dy javë luftë me vdekjen, isha pa shenja jete, doktorët nuk më operonin dot sepse e para unë nuk thithja narkozën e plotë për gjithë operacionin sepse isha me frymemarrje artificiale, por dhe nuk kisha asnjë shenjë jete, nuk isha e përgjegjshme. Pas dy javësh doktorët me operuan, shyqyr Zotit doktorët më shpëtuan këmbën dhe operacioni shkoi me sukses, por nuk ishte me kaq. Unë për tre muaj isha pa memorje.

Ardit Gjebrea: A e kujtoje emrin tënd?

Monika Luarasi: Jo fare, unë nuk isha e përgjegjshme. Një her thoja që kam dy fëmijë e një herë tre. Mua më ruanin se isha e papërgjeshme dhe çfarë nuk bëja.

Ardit Gjebrea: Po mjekët çfarë thoshin?

Monika Luarasi: Burrit tim i cili ishte shumë i shqetësuar për gjendjen time, mjekët i thoshin se kur të shkojë në shtëpi, ambient dhe ngrohtësia familjare, do i vijë memorja. Pas dy muaj e gjysmë kur dola nga spitali, unë ruhesha nga çdo gjë që isha e rrethuar.

Ardit Gjebrea: E mbaje mend shtëpinë tëndë?

Monika Luarasi: Jo jo nuk mbaja mend asgjë.

Ardit Gjebrea: Kur të vinin fëmijët që të thoshin mami jam unë, çfarë bëje ti?

Monika Luarasi: Kur ata thoshin ashtu, unë kisha një farë prekje, por nuk ndjeja asgjë tjetër, unë një minutë përshëndetesha dhe më pas nuk mbaja mend asgjë. Në memorjen time, ato tre muaj janë zhdukur.

Monika Luarasi ka qenë e ftuar në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare e cila rrefeu historinë e saj të dhimbshme dhe si i ndryshoi jeta pas aksidentit të frikshëm që i ndodhur kur doli nga Universiteti Politeknik në Tiranë. Monika humbi memorjen e saj për muaj me radhe dhe gjatë emisionit tregoi si e rifitoi atë.

Ardit Gjebrea: Si të erdhi memorja?

Monika Luarasi: Ishte periudha kur burri im duhet të shkonte në punë. Dy fëmijët e mi ishin në marrëdhënie shkolle dhe iknin në shkollë, unë nuk kisha me kë të rija në shtëpi, vjehrrën e kisha shumë të vjetër. Burri mori nënën time në telefon, edhe pse ishte rreth të 80-ave, ajo i thotë sille këtu tek mua. Ata jetojnë në Elbasan, por aty ndodhi çudia më e madhe. Pikërisht në ditën e dytë dhe të tretë unë filloj të kem një farë kthese, fillova të bëhesha e përgjegjshme. Unë pyes nënën time se e shikoj veten në karocë dhe ishte e tmerrshme se unë kam pasur një jetë tepër aktive, shikoja që nuk më lëviste dot këmba me fasho. E pyes nënën çfarë më ka ndodhur, pse jam kështu në karocë? Ata më shpjeguan gjithçka dhe më vonë fillova të bëhësha e përgjegjshme. Pas një jave fillova të kujtoj emrat e familjarëve, të fëmijëve, motrën dhe vëllai dhe gjithçka tjetër.

Ardit Gjebera: E çuditshme që ty të erdhi memorja në shtëpinë ku ti ke lindur. Si u ngrite nga karoca se nuk mbaruan hallet?

Monika Luarasi: Mua më është dashur shumë për t’u ngritur nga karoca. Pas 7-8 muajsh unë arrita të eci përkrahë me burrin dhe me fëmijët sepse vetë nuk mundesha.

Ardit Gjebrea: Ti sot mund të kisha thirrur me dhjetra njerëz , por zgjodhe nënën, pse?

Monika Luarasi: Unë zgjodha nënën time sepse sot në 8 Nëntor nëna ime ka ditëlindjen. Ajo sot mbush 81 vjeç. 80-vjetorin unë ia urova por nuk ia festova dot sepse pikërisht në 17 Tetor unë bëra një operacion tjetër për këmbën për të hequr hekurin dhe 10 bulonat që kisha në kockë. Mezi e prisja këtë vit që ta festonim ditëlindjen bukur, por nga pandemia nuk mundemi. Kjo është edhe një arsye më shumë pse unë e ftova në këtë emision.

Part of the column “There is a message for you” on Albanian Sunday was a woman named Monika Luarasi who in 2017 suffered a terrible accident. Someone crushed him in front of the Presidency and has been fighting for his life for weeks. She recounted in the studio her painful story and experiences during that time period.

Monika Luarasi: I am the third child. I grew up with a lot of parental care and I had a good childhood. Then I got married well and had two wonderful children, I had a very good job and everything went great until a moment came when everything turned upside down. It was March 16, 2017 I suffered a very serious accident. I was leaving work, where I was working at the Polytechnic University, and in front of the Palace of Congresses in front of the Presidency, a car hit me. People looking at me thought I was dead. The ambulance of the trauma hospital comes and thank God she came because I was lifeless, with artificial respiration, with oxygen they send me to the hospital.

Ardit Gjebrea: This event has caused a stir in the media.

Monika Luarasi: Yes. After I went to the hospital I fought for two weeks with death, I was without signs of life, the doctors could not operate on me because first I did not inhale full anesthesia for the whole operation because I was on artificial respiration, but I had no signs of life, I was not responsible. After two weeks the doctors operated on me, thank God the doctors saved my leg and the operation went successfully, but it was not like that. I was without memory for three months.

Ardit Gjebrea: Did you remember your name?

Monika Luarasi: Not at all, I was not responsible. Once I said I have two children and once three. I was guarded because I was irresponsible and what I did not do.

Ardit Gjebrea: What did the doctors say?

Monika Luarasi: My husband who was very worried about my condition, the doctors told him that when he goes home, the environment and the family warmth will come to his memory. After two and a half months when I got out of the hospital, I was guarded from everything I was surrounded by.

Ardit Gjebrea: Do you remember your house?

Monika Luarasi: No no I did not remember anything.

Ardit Gjebrea: When the children come to say mom is me, what do you do?

Monika Luarasi: When they said that, I had some touch, but I did not feel anything else, I greeted for a minute and then I did not remember anything. In my memory, those three months are gone.

Monika Luarasi was invited to the column “There is a message for you” on Albanian Sunday which told her painful story and how her life changed after the terrible accident that happened when she left the Polytechnic University in Tirana. Monica lost her memory for months and during the show she showed how she regained it.

Ardit Gjebrea: How did your memory come about?

Monika Luarasi: It was the period when my husband had to go to work. My two children were in a school relationship and were leaving school, I had no new ones at home, my mother-in-law was very old. The husband got my mother on the phone, even though he was in his 80s, she tells him to come here to me. They live in Elbasan, but the biggest surprise happened there. Exactly on the second and third day I start to have some turn, I started to become responsible. I ask my mother that I see myself in a wheelchair and it was horrible that I had a very active life, I saw that my leg could not move with a bandage. I ask my mother what happened to me, why am I so in a pram? They explained everything to me and later I started to become responsible. After a week I started remembering the names of family members, children, sister and brother and everything else.

Ardit Gjebera: It is strange that your memory came to the house where you were born. How did he get up from the cart that the troubles were not over?

Monika Luarasi: It took me a long time to get up from the cart. After 7-8 months I managed to walk with my husband and children because I could not.

Ardit Gjebrea: You could have called dozens of people today, but you chose your mother, why?

Monika Luarasi: I chose my mother because today on November 8 my mother has a birthday. She turns 81 today. I wished him the 80th birthday but I could not celebrate it because on October 17 I had another leg operation to remove the iron and the 10 bolts I had in my bone. I could hardly wait this year to celebrate the birthday beautifully, but from the pandemic we can not. This is one more reason why I invited him to this show.